Sunday, October 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra… SPAK zgjeron hetimin për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit

timoni.al by timoni.al
October 2, 2026
in AKTUALITET
0
Mua më kërcënuan se do më largonin nga detyra… SPAK zgjeron hetimin për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga shefet e degëve të Thesarit, e pyetur nga SPAK në kuadër të hetimeve për bllokimin e pagave të drejtësisë, deklaroi se e kanë kërcënuar me largim nga detyra dhe me nisje auditimi nëse do të ekzekutonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dëshmia e saj, sipas burimeve të Top Channel, mbështetet edhe nga dokumente të dërguara nga AKSH në SPAK, ku janë përfshirë shkëmbime emailesh midis sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie, për periudhën gusht-shtator, kohë kur ka nisur përplasja rreth ekzekutimit të vendimit të GJK-së.

Hetimet, të hapura më 18 shtator, kishin shënjestër kryesisht dy vepra: shpërdorim detyre dhe mos ekzekutim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në vijim të mbledhjes së provave dhe deklarimeve, çështja do të regjistrohet gjithashtu për kanosje për shkak të detyrës, për shkak të pretendimeve për kërcënime ndaj zyrtarëve të Thesarit për të mos zbatuar vendimin e GJK-së. Burimet bëjnë të ditur se përgjigjet e AKSH-së, që përfshijnë email-et e administruara brenda Ministrisë së Financave, luajnë rol mbështetës në verifikimin e pretendimeve të paraqitura në hetim.

Në ditët e fundit, SPAK ka bërë pyetje edhe disa drejtorëve të degëve të Thesarit në qarqe, ndërsa procedura hetimore parashikon që në fund të thirren për t’u marrë në pyetje të gjithë të kallëzuarit nga gjyqtarë dhe prokurorë. Ndër të akuzuarit që pritet të pyeten janë edhe figura drejtuese të Ministrisë së Financave, përfshirë ministrin dhe sekretarin e përgjithshëm, si dhe drejtoresha e përgjithshme e Thesarit me seli në Tiranë. Hetimi synon të sqaroje rolin e zyrtarëve dhe komunikimin e brendshëm në Ministri në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe veprimet e ndërmarra për zbatimin ose moszbatimin e tij.

Lëvizjet procedurale të SPAK-ut vazhdojnë me mbledhjen e provave dokumentare dhe marrjen e deklaratave nga zyrtarët përgjegjës, ndërsa çështja mbetet aktive dhe në proces hetimi.

Previous Post

Argjentinë, frikë për Leandro Paredes, shtëpia e tij mori flakë, nuk ka të lënduar

Next Post

Nga Alketa Vejsiu te Eli Fara, Luiz Ejlli zbulon të ftuarit e episodit të parë në Top Channel

Next Post
Nga Alketa Vejsiu te Eli Fara, Luiz Ejlli zbulon të ftuarit e episodit të parë në Top Channel

Nga Alketa Vejsiu te Eli Fara, Luiz Ejlli zbulon të ftuarit e episodit të parë në Top Channel

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al