Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me Kryetarin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Prof. Dr. Maksim Haxhia, me në fokus zhvillimin e sistemit të drejtësisë në vend. Në takim u shkëmbyen pikëpamje mbi rol të rëndësishëm që luan profesioni i avokatisë në forcimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar nevojën për garantimin e aksesit në drejtësi dhe respektimin e standardeve për një proces të rregullt ligjor.
Diskutimet u përqendruan gjithashtu te sfidat aktuale me të cilat përballen avokatët gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Palët trajtuan çështjet që ndikojnë në mënyrën e ushtrimit të profesionit ligjor, duke vënë theksin te rëndësia e krijimit të kushteve që sigurojnë funksionimin e duhur të mekanizmave ligjorë dhe mbrojtjen e të drejtave të palëve në proces.
Në takim u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të sistemit të drejtësisë për forcimin e një sistemi të përgjegjshëm dhe efektiv. U theksua nevoja për koordinim ndërinstitucional dhe dialog të vazhdueshëm mes institucioneve të zbatimit të ligjit, autoriteteve gjyqësore dhe profesionistëve të fushës, për të siguruar që praktikat profesionale dhe procedurat ligjore të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe kërkesat vendore.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri theksoi se mbetet e angazhuar në mbështetjen e shtetit të së drejtës dhe të një sistemi drejtësie efektiv. Ajo konfirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet dhe profesionistët e fushës, përfshirë Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë, në përpjekje për të adresuar sfidat e identifikuara dhe për të përmirësuar aksesin dhe cilësinë e shërbimeve ligjore për qytetarët.
Takimi reflekton një shkëmbim të drejtpërdrejtë mes institucioneve për temat kyçe të sundimit të ligjit dhe funksionimit të profesionit të avokatit në kontekstin e reformave dhe praktikave përforcuese të sistemit të drejtësisë.

