Ekspertja e IT-së Denisa Kele, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, deklaroi se ka hyrë në faqen që shpërndan video intime dhe ka gjetur materiale që përfshijnë edhe politikanë. Ajo i bëri thirrje policisë të marrë masa paraprake për të parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të këtyre pamjeve, duke thënë se “ka personazhe të tjerë nga bota politike që janë pjesë ë këtyre faqeve. Shpresoj shumë që policia t’i shohë dhe ti fshijë. I kam parë dhe i kam identifikuar. Policia është në dijeni të kësaj faqeje. Videot janë ende të aksesueshme me pagesë dhe është shqetësuese.”
Duke folur për mënyrën se si u bënë publike videot intime të Adrian Hilës, Kele shprehu bindjen se bëhet fjalë për një “hakerim i centralizuar”. Ajo përshkroi pajisje që duken si objekte të zakonshme, por në të cilat janë vendosur kamera, dhe deklaroi se materialet janë regjistruar në vitin 2024. Sipas saj, ajo hyri në aplikacionin përkatës dhe gjeti që videot “janë marrë nga kompani hakërimi ruse.” Kele tha se nëse policia do ta marrë në pyetje Hilën, do të zbulojë se cilën kamerë e ka përdorur, dhe përsëriti besimin e saj se ka të bëjë me një hakerim të centralizuar të kompanisë prodhuese të kamerave.
Ekspertja pohoi gjithashtu se ka hyrë në faqen e kompanisë ruse dhe te informacionet mbi kamerat, ndërsa përshkroi përmbajtjen e materialeve si “të gjitha … video pornograficë, të bëra në zona private, shtëpi.” Në deklaratat e saj, Kele kërkoi ndërhyrje nga autoritetet për të hequr materialet dhe për të parandaluar qasjen e mëtejshme ndaj tyre. Top Channel transmetoi këtë raport.

