Thursday, October 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Ambasadori Meidani te studentët e Universitetit Nënë Tereza në Shkup: Një drejtë ka vlerë vetëm kur ushtrohet plotësisht

timoni.al by timoni.al
October 1, 2026
in LAJME
0
Ambasadori Meidani te studentët e Universitetit Nënë Tereza në Shkup: Një drejtë ka vlerë vetëm kur ushtrohet plotësisht
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, përshëndeti studentët, profesorët dhe drejtuesit e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në hapjen e vitit të ri akademik. Ai falënderoi rektorin dhe parlamentin studentor për ftesën, duke thënë se kur studentët ftojnë në ditën e parë të vitit akademik “nuk mund e nuk duhet kurrsesi t’u thuash jo”.

Meidani vlerësoi përparimin e universitetit në një kohë të shkurtër, duke njohur meritat e drejtuesve, profesorëve dhe veçanërisht studentëve, të cilët sipas tij “i japin jetë e forcë çdo ditë”. Ai përmendi bashkëpunimin me disa prej tyre në projekte dhe aktivitete që lidhen me të ardhmen evropiane të vendit.

Duke iu referuar emrit të universitetit, ambasadori kujtoi se Nënë Tereza ka lindur në Shkup, në një familje shqiptare, dhe se gjuha në të cilën ajo tha fjalët e para është po ajo në të cilën studentët mësojnë, testohen dhe do të marrin diplomën. Ai cithoi fjalimin e Presidentit Kennedy në Kolegjin Amherst më 1963 për të theksuar se privilegji sjell përgjegjësi: “Një diplomë ju hap dyer. Përgjegjësia juaj është t’i mbani ato dyer të hapura edhe për të tjerët.”

Një pjesë të veçantë të fjalimit ia kushtoi përpjekjes së këtij viti të parlamentit studentor dhe Fakultetit të Drejtësisë, së bashku me rektoratin dhe pedagogët, që kërkuan të drejtën “me argument, durim, dinjitet dhe respekt për institucionet”. Meidani theksoi se e drejta ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë dhe e pacenuar, dhe e lidh këtë me kapitullin e sundimit të ligjit në procesin e anëtarësimit në BE. Ai përmendi gjithashtu deklaratën e Ferit Hoxhës se respektimi i plotë i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është çështje e rendit kushtetues, e barazisë dhe një shtyllë e rrugës evropiane të vendit.

Ambasadori shprehu vizionin e një Maqedonie së Veriut ku studentë shqiptarë, maqedonas e të tjerë ndajnë laboratorët dhe projektet, ku diploma në gjuhën shqipe hap çdo derë, përfshirë atë të sallës së gjyqit, dhe ku Shkupi e Tirana ulen bashkë në tryezën e Bashkimit Evropian. Ai premtoi mbështetjen e Shqipërisë pa hezitim: “Suksesi juaj është edhe suksesi ynë.” Në përmbyllje, Meidani i ftoi studentët të shohin botën dhe të mësojnë prej saj, duke mos harruar vendin që ka nevojë për dijen dhe punën e tyre, dhe deklaroi se kudo që të jetë do të jetë me ta.

Previous Post

Formula 1: Verstappen paralajmëron, jam këtu për të fituar dhe do të garoj edhe për shumë kohë

Next Post

Ishte në dijeni për xhirimin — gazetarja zbulon detaje për rastin e Adrian Hilës, videot qarkullojnë ende në internet

Next Post
Ishte në dijeni për xhirimin — gazetarja zbulon detaje për rastin e Adrian Hilës, videot qarkullojnë ende në internet

Ishte në dijeni për xhirimin — gazetarja zbulon detaje për rastin e Adrian Hilës, videot qarkullojnë ende në internet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al