Monday, September 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Rama: Këtu ka debat, por biem dakord… Mesazh për BE: Nëse lini Shqipërinë në baltë, është dështimi juaj

timoni.al by timoni.al
September 28, 2026
in KRYESORE, POLITIKE
0
Rama: Këtu ka debat, por biem dakord… Mesazh për BE: Nëse lini Shqipërinë në baltë, është dështimi juaj
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën ndërparlamentare me përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, Kryeministri Edi Rama u ndal te perspektiva europiane e Shqipërisë dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se dëshira për anëtarësimin në BE mbetet një nga çështjet që bashkon politikën shqiptare.

Rama u bëri thirrje vendeve europiane që të mos e lënë përsëri pas dore rajonin, duke paralajmëruar se pasojat do të ishin më të mëdha se një dështim i thjeshtë politik. Ai krahasoi qëndrimin e vendeve të Ballkanit me atë të disa vendeve europiane, duke vënë në dukje se në vendet europiane BE-ja shpesh merret si e mirëqenë, ndërsa në vendet e Ballkanit Perëndimor ekziston një angazhim i vërtetë dhe një dëshirë e vazhdueshme për t’u integruar.

Në fjalimin e tij Rama tha: “Krahasuar me vendet europiane, ne kemi përparësi, sepse ende ne e dashurojmë BE-në. Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja, ku më shumë merret si e mirëqenë BE-ja, sikur të ishte matesë.” Ai theksoi se kjo përkushtim reflektohet në debatet brenda vendit: është e vërtetë që ka mosmarrëveshje dhe diskutime të shumta, por pavarësisht tyre ekziston konsensusi mbi synimin për t’u bërë pjesë e Europës. “Ne debatojmë shumë gjëra këtu brenda, në vendin tonë. Çdo ditë e kemi kapacitetin për të gjetur arsye që të mos jemi dakord me njëri-tjetrin, ama për një gjë kemi rënë dakord, që duam të jemi pjesë e Europës,” u shpreh ai.

Duke u drejtuar partnerëve europianë, Rama shprehu shpresën që Evropa të mos “na lërë përsëri në baltë”, dhe paralajmëroi për pasojat e një refuzimi ose neglizhence: “Sepse në këtë kohë, po të lihemi ne në baltë, shkon përtej të lënit në baltë të një vendi, por është të lësh në baltë vetveten. Nëse Europa do të lërë në baltë Ballkanin perëndimor, nuk do jetë thjeshtë dështim, por do jetë dështimi më madhor.”

Previous Post

Mirësevini në Shqipërinë europiane — Peleshi në Konferencën Ndërparlamentare: Anëtarësimi në BE, synimi i vetëm i kësaj dekade

Next Post

Shtatë kandidatë për BE si fëmijët e Ursulës — Ironia e Ramës: Von der Leyen nuk u tha vajzave

Next Post
Shtatë kandidatë për BE si fëmijët e Ursulës — Ironia e Ramës: Von der Leyen nuk u tha vajzave

Shtatë kandidatë për BE si fëmijët e Ursulës — Ironia e Ramës: Von der Leyen nuk u tha vajzave

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al