Sunday, September 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Dakota Johnson rrëfen pa dorashka si nëna saj e mësoi të jetë shumë sensuale dhe krenare për trupin

timoni.al by timoni.al
September 27, 2026
in KRYESORE
0
Dakota Johnson rrëfen pa dorashka si nëna saj e mësoi të jetë shumë sensuale dhe krenare për trupin
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktorja Dakota Johnson ka folur hapur për seksualitetin, marrëdhëniet dhe fëmijërinë në një familje të njohur të Hollywood-it, duke shkruar se nëna e saj, Melanie Griffith, ndikoi thellë në mënyrën si ajo e sheh trupin dhe dashurinë. “Jam një person seksual. Nëna ime më rriti që të jem vërtet krenare për trupin tim dhe ta dua atë”, ka thënë Johnson, duke shtuar se Griffith ka qenë gjithmonë e hapur për çështjet e trupit dhe seksit, gjë që e ndihmoi të ndihej e sigurt edhe në skenat intime të filmave.

E njohur nga roli i Anastasia Steele në trilogjinë “Fifty Shades of Grey”, Johnson thotë se nuk e sheh seksualitetin si diçka për të cilën duhet të ndihet në siklet dhe beson se skenat intime, kur përdoren në mënyrë të duhur brenda një historie, mund të kenë rëndësi artistike. Ajo tregoi se për shumë vite thjesht simulonte aktin seksual gjatë xhirimeve, ndërsa kohët e fundit ka punuar me një koordinatore intimiteti, e cila e ka ndihmuar të gjejë mënyra të ndryshme për t’i realizuar këto skena. “Ka raste kur kam xhiruar një skenë seksi vetëm, sepse isha e vetmja në kuadër. Thjesht lëvizja dhe bëja sikur po përjetoja momentin”, rrëfeu aktorja.

Përsa i përket marrëdhënieve, Johnson tha se nuk beson në një mënyrë të vetme “të duhur” për të ndërtuar një lidhje. Ajo ka pasur marrëdhënie me emra të njohur të muzikës, përfshirë një lidhje disavjeçare me Chris Martin, dhe është përfolur për një marrëdhënie me reperin Machine Gun Kelly. Johnson theksoi se njerëzit duhet të jenë të lirë të zgjedhin mënyrën se si duan të jetojnë dhe të dashurojnë.

Fëmijëria e saj në familjen e aktorëve – me babain Don Johnson dhe gjyshen Tippi Hedren – ishte si privilegj ashtu edhe e vështirë; prindërit kishin probleme publike me alkoolin dhe drogën, dhe Johnson filloi terapi që në moshën trevjeçare. Debutimi në film ndodhi në moshën nëntëvjeçare në “Crazy in Alabama” (1999). Roli që ia ndryshoi karrierën erdhi në 2015 me “Fifty Shades of Grey”: “Po të kisha ditur atëherë se si do të ishte, nuk mendoj se dikush do ta kishte bërë. Por nuk pendohem”, tha ajo. Aktualisht përgatitet për filmin “Verity” me Anne Hathaway dhe Josh Hartnett, dhe pranon se përballen ende me ankthin dhe frikën nga skena, të cilat i menaxhon me meditim dhe ushtrime frymëmarrjeje; ceremonitë e çmimeve mbeten ndër situatat më të tensionuara për të.

Previous Post

Drejt Turqi-Itali, Mancini lë 10 futbollistë në shtëpi; Barella nuk niset me skuadrën

Next Post

Alarm pranë bazës amerikane në Britani — arrestohen disa persona, evakuohen banorët

Next Post
Alarm pranë bazës amerikane në Britani — arrestohen disa persona, evakuohen banorët

Alarm pranë bazës amerikane në Britani — arrestohen disa persona, evakuohen banorët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al