Tensionet rreth ndeshjes së Nations League mes Izraelit dhe Irlandës, e cila ishte programuar të luhej të dielën në Debrecen, Hungari, u rritën ndjeshëm ditët e fundit. Portieri rezervë i Irlandës, Gavin Bazunu, fillimisht deklaroi se kishte vullnetin të mos luante, dhe veprimin e tij ishin gati ta ndiqnin edhe katër futbollistë të tjerë. Në vend, ku solidariteti me palestinezët është i fortë, u ushtruan presione për bojkotimin e të dyja ndeshjeve me Izraelin; ndeshja e parë ishte pikërisht kjo e planifikuara për të dielën. Megjithatë, përballë këtyre tensioneve, takimi u zhvillua rregullisht, edhe pse konferenca për shtyp u shty dhe skuadra zhvilloi stërvitjen më vonë se zakonisht.
Pesë orë pas orarit të paracaktuar të konferencës së shtypit, Shefi Ekzekutiv i Federatës Irlandeze të Futbollit, David Courell, konfirmoi se pas një votimi futbollistët vendosën të luanin ndeshjen. Courell tha se “një futbollist i tha trajnerit se nuk ndihej komod në zhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe tregoi se kishte ndërmend të linte skuadrën; siç është e lehtë të imagjinohet, ky variabël i ri kërkoi kohë dhe reflektim nga pjesa tjetër e skuadrës.” Më pas, sipas tij, u zhvillua votimi ku një shumicë dërrmuese u shpreh në favor të zhvillimit të sfidës. Federata vendosi ta konfirmojë ndeshjen, duke u mbajtur koherente me vullnetin për të respektuar angazhimet në kalendar.
Disa ditë më parë, trajneri i Irlandës, Hallgrimson, shkaktoi zemërim në Izrael me një deklaratë: “Nuk luajmë me gjenocidin, luajmë kundër gjenocidit. Luajmë kundër Izraelit, jo me Izraelin.” Këto fjalë çuan Federatën Izraelite të Futbollit të reagojë ashpër, duke e përshkruar trajnerin si “budalla, injorant dhe hipokrit.” Irlanda është në të njëjtin grup të Nations League me Kosovën, Austrinë dhe Izraelin; në ndeshjen kundër Kosovës ajo u mposht 1-0, me gol të shënuar nga Vedat Muriqi.

