Saturday, September 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Zbardhet plagosja në kryeqytet: autori identifikohet, shpallet në kërkim; 1 arrestim, 2 procedime, dëmtuari prangosur; kërkohej në Kosovë

timoni.al by timoni.al
September 26, 2026
in Lajmi Fundit
0
Kapet në Durrës grabitësi i marketit që shtyu punonjësen dhe mori paratë nga kasa
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda 24 orëve janë zbardhur autorësia dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, e ndodhur më 25.09.2026 në rrugën “Hysni Gërbolli”, njofton Komisariati i Policisë Nr. 3. Si rezultat i hetimeve u identifikua si i dyshuar shtetasi S. P., 54 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti në një lokal ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë shtetasin Gj. K., 33 vjeç., ndërsa më pas është larguar nga vendngjarja. S. P. është shpallur në kërkim dhe për të janë regjistruar veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”; vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e S. P. u sekuestruan një armë gjahu, një mjet prerës (thikë) dhe municion luftarak. Nga veprimet hetimore rezultoi gjithashtu se në konflikt kishte qenë i përfshirë shtetasi S. T., 20 vjeç., i cili dyshohet se është konfliktuar me disa persona me sende të forta, duke mbetur i dëmtuar shtetasi A. P., 18 vjeç. Në përfundim të veprimeve procedurale, S. T. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prishja e qetësisë dhe rendit publik”.

Ndërkohë, për shtetasit B. P., 49 vjeç., dhe S. P., 18 vjeç., nisi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi dyshohet se gjatë konfliktit kanë goditur me sende të forta shtetasin S. T. Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë.

Shtetasi i plagosur, Gj. K., 33 vjeç., rezultoi të ishte person në kërkim nga autoritetet e Kosovës dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi ishte i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burgim për “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Materialet procedurale, pas veprimeve hetimore dhe sekuestrimeve, iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Kur Arteta po bëhej anglez: Gati të hyja në luftë me FIFA

Next Post

Ish-agjent i CIA sugjeron: Amerikanët të jetojnë në Shqipëri; Bustamante: Shqipëria në radarët e mi

Next Post
Ish-agjent i CIA sugjeron: Amerikanët të jetojnë në Shqipëri; Bustamante: Shqipëria në radarët e mi

Ish-agjent i CIA sugjeron: Amerikanët të jetojnë në Shqipëri; Bustamante: Shqipëria në radarët e mi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al