Friday, September 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Mali i Zi, sipas BE-së: Podgorica përgatit rikthimin e vizave për Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë

timoni.al by timoni.al
September 25, 2026
in KRYESORE
0
Mali i Zi, sipas BE-së: Podgorica përgatit rikthimin e vizave për Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Malit të Zi miratoi “Informacionin për nevojën e anulimit të marrëveshjeve që rregullojnë regjimin pa viza” me Federatën Ruse, Bjellorusinë dhe Turqinë. Sipas njoftimit zyrtar, do të ndërmerren gjithashtu hapa për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me Turqinë që të zbatohet për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale. Këto masa lidhen me procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, për të cilin Podgorica duhet të harmonizojë plotësisht politikën e saj të vizave me atë të BE-së.

Në korrik, qeveria miratoi ndryshimet në Rregulloren për regjimin e vizave, duke përcaktuar se, nga 1 nëntori, shtetasit e Rusisë, Bjellorusisë dhe Turqisë do të kenë nevojë për vizë për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin malazez. Ky vendim konsiderohet hapi i fundit drejt përmbushjes së njërit prej kritereve për mbylljen e Kapitullit 24, “Drejtësia, liria dhe siguria”, në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE, si dhe një nga detyrimet kryesore të Axhendës së Reformave.

Ministria e Punëve të Jashtme paralajmëroi krijimin e një Sistemi të ri Informativ për Vizat, i cili do të harmonizohet me sistemet e Bashkimit Evropian dhe me standardet e sigurisë së zonës Shengen. Ky sistem pritet të mundësojë gjithashtu përfshirjen e vizave elektronike, duke modernizuar procedurat dhe standardet teknike të shpërndarjes dhe kontrollit të vizave.

Njoftimi thekson se Rusia mbetet prej vitesh një ndër vendet kryesore sa i përket numrit të shtetasve që vizitojnë Malin e Zi çdo vit, zakonisht duke u renditur pas Serbisë. Komisioni Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Malin e Zi, që të harmonizojnë politikat e tyre të vizave me ato të BE-së. Qëllimet e kësaj harmonizimi përmenden si ulja e rrezikut nga emigracioni i parregullt dhe parandalimi i keqpërdorimit të regjimit pa viza.

Burimi: Top Channel.

Previous Post

PD reagon për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Jo propagandë, jo formalitet; Shqiptarët duan përgjigje, jo spektakël

Next Post

Përplasja në Durrës zbardh detaje; pronari i hotelit të shembur në tërmet goditi shefin e komisariatit të Krujës

Next Post
Ku jemi katandisur! Murrizi nxjerr videon: Ky që rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë

Përplasja në Durrës zbardh detaje; pronari i hotelit të shembur në tërmet goditi shefin e komisariatit të Krujës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al