Friday, September 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

VIDEO/ Muriqi vendos për Dardanët në nisjen e Nations League, ia dedikon golin ish-krerëve të UÇK

timoni.al by timoni.al
September 24, 2026
in Lajmi Fundit
0
VIDEO/ Muriqi vendos për Dardanët në nisjen e Nations League, ia dedikon golin ish-krerëve të UÇK
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova fitoi 1-0 ndaj Irlandës në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Nations League, me Vedat Muriqin që rezultoi vendimtar. Dardanët kishin sinjalin e parë në minutën e 9, kur Vojvoda i shërbeu Muriqit, por gjuajtja e tij ishte e dobët. Në minutat në vazhdim skuadra e drejtuar nga Franco Foda ushtronte presion, ndërsa Kosova krijonte raste, por pa rrezikshmëri të madhe për portën irlandeze.

Në minutën e 22 Muriqi tentoi me kokë, por topi përfundoi mbi portë; menjëherë më pas Irlanda pati një përgjigje me Ogbene, por pa sukses. Kosova krijoi më pas shansin më të mirë deri në atë moment me një gjuajtje të Muriqit që u largua nga një mbrojtës irlandez në vijën fatale. Në minutën e 39 Muriqi u afrua sërish ndaj golit, por portieri Kelleher ndali përpjekjen e tij dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në fillim të pjesës së dytë Irlanda pati rastin e parë me Troy Parrot, të ndaluar nga portieri Muric. Rreth pesë minuta më vonë Kosova u përgjigj me Hoxhën, kur gjuajtja e tij kaloi pranë shtyllës. Dardanët dominuan fushën dhe vazhduan të krijonin raste, përfshirë atë të Edon Zhegrovës, të cilit i mungoi saktësia në hyrje të zonës.

Goli vendimtar erdhi gjashtë minuta para fundit të ndeshjes, kur kapiteni Vedat Muriqi shënoi nga një top i kthyer nga traversa pas gjuajtjes së Ermal Krasniqit. Sulmuesi dërgoi topin në rrjet dhe pas shënimit shfaqi një bluzë me mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”, ia dedikoi ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në Hagë. Pas këtij goli Kosova pati mundësinë të dyfishojë me Krasniqin, por ai gaboi. Ndeshja u mbyll 1-0 në favor të Kosovës, e cila mori tre pikët e para në këtë edicion të Nations League.

Previous Post

Sulo në Top Story: Faktori ndërkombëtar ka dhënë lejen për shkarkimin dhe hetimin e Vlora Hysenit

Next Post

Murrizi: Hakmarrja ndaj Klodiana Lalës; Vlora Hyseni di kush hyri e doli nga zyra e Agasit

Next Post
Murrizi: Hakmarrja ndaj Klodiana Lalës; Vlora Hyseni di kush hyri e doli nga zyra e Agasit

Murrizi: Hakmarrja ndaj Klodiana Lalës; Vlora Hyseni di kush hyri e doli nga zyra e Agasit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al