Studiuesi Auron Tare reagoi me ironi ndaj zhvillimeve të fundit, duke i lidhur me historinë e spiunazhit dhe metodat e Luftës së Ftohtë. Ai thotë se prej disa muajsh përkthente në shqip kujtimet e Markus Wolfit, ish-shefit të kundërzbulimit të STAS-it, titulluar “Njeriu pa fytyrë, Kujtimet e një zbuluesi”, por vendosi ta ndërpresë projektin pas ngjarjeve të fundit. Tare e quan “Akademia e Tiranës” kapitullin e ri që po i shtohet historisë së spiunazhit, duke krahasuar realitetin shqiptar me akademinë e famshme të Wolfit.
Në përshkrimin që citon Tare, Wolf është konsideruar një nga profesionistët më të mëdhenj të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë dhe kishte ngritur një lloj “Akademie” për zbuluesit e tij. Atje mësoheshin teknikát klasike të spiunazhit dhe, veçanërisht, arti i joshjes. Objektivat e këtyre teknikave ishin gra të pamartuara, të punësuara në institucione të rëndësishme dhe sensitive, të cilat quheshin “lënesha”. Agjentët e rinj, pas trajnimit, dërgoheshin fshehurazi në Gjermaninë Perëndimore për të synuar me kujdes këto persona: gra të vetmuara, zakonisht në moshë të mesme, të izoluar nga natyra e punës dhe me një jetë shoqërore jo aktivë.
Sipas Tares, Wolf e shndërroi këtë teknikë në një instrument të sofistikuar të zbulimit, duke ndërtuar një rrjet të gjerë informatorësh dhe agjentësh brenda institucioneve të Gjermanisë Perëndimore, në strukturat e NATO-s dhe madje edhe brenda shërbimit sekret gjerman-perëndimor. Përkthimi i librit të Wolfit kishte arritur deri në atë kapitull, por ngjarjet e fundit shtynë Taren të ndërpresë punën dhe ta lërë projektin përgjysmë.
Ai shpreh keqardhje për kohën e harxhuar me përkthimin e një libri që e cilëson si “një libër i jashtëzakonshëm, një histori e jashtëzakonshme spiunazhi”, por thotë se pas zhvillimeve në Tiranë realiteti lokal duket se i ka kaluar edhe Markus Wolfit dhe “Akademisë” së tij. Tare vëren se, nëse historia e spiunazhit në Tiranë vazhdon kështu, ajo mund të hyjë në analet e historisë së shërbimeve sekrete evropiane si çështje me interes studiues.

