Thursday, September 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Lufta e hapur Tebas–Real Madrid: Deri sa Florentino të jetë në krye, raportet janë të pariparueshme

timoni.al by timoni.al
September 23, 2026
in KRYESORE, Sport
0
Lufta e hapur Tebas–Real Madrid: Deri sa Florentino të jetë në krye, raportet janë të pariparueshme
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në orët e fundit në Spanjë u përshkallëzua përplasja mes presidentit të La Liga, Javier Tebas, dhe klubit të Real Madridit, pas ankesave të merenges për arbitrazhin në derbin Atletico–Real. Ngjarja nisi me komunikatat e Realit lidhur me vendimet e arbitrave në atë ndeshje, ndërsa Tebas deklaroi se “Los Blancos përdorin gabimet arbitrare për të mbuluar lojën aspak të mirë të skuadrës”. Kjo deklaratë mori përgjigje nga klubi i Realit, i cili në mënyrë indirekte kërkoi dorëheqjen e Tebas si president i La Liga, dhe solli më tej kundërpërgjigje nga vetë kreu i federatës.

Tebas theksoi më pas në një dalje për media se nuk do të ishte në këtë pozicion pa përgjegjësi: “Po të mos isha i përgjegjshëm, nuk do të isha 12 vjet në këtë pozicion”. Ai akuzoi mënyrën sesi trajtohen çështjet nga ana e disa mediave dhe klubeve, duke përmendur se “me Real Madrid TV kjo po ndodh prej shumë vitesh” dhe e cilësoi situatën si “një turp. Një mungesë respekti për të gjithë, për La Liga, për klubet, për tifozët”.

Duke iu referuar episodit pas derbit me Atletico, Tebas foli për disa raste konkrete. Për aksionin e Jude Bellingham tha se “ka njerëz që e shohin aksionin e Bellingham me syze ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Nuk mund të jepet karton i kuq në jetë për atë”. Për episodin e Kang In, Tebas pranonte se “aksioni po, mund të ndëshkohej me karton të kuq, por nuk ishte aq flagrante siç thonë”.

Në bisedë me median, Tebas prek edhe raportin me presidentin e Realit, Florentino Perez. Ai vlerësoi se “Përsa kohe Florentino do të vazhdojë të jetë president i Realit të Madridit, raportet janë të pariparueshme” dhe shtoi se problemi është “modeli i futbollit të Florentinos, ne nuk e mbrojmë atë futboll”. Tebas shtoi se nëse në të ardhmen do të ketë një president tjetër, situata mund të ndryshojë: “Nëse në të ardhmen do të ketë një president tjetër, të shohim.” Ai deklaroi gjithashtu se nuk është dakord me drejtuesit e klubit në këtë moment, por “nuk kam asgjë kundër Realit të Madridit. Është skuadra ime që kur isha fëmijë.”

Previous Post

Kisha hajdutë në shtëpi, një ka vdekur — Publikohet telefonata e pronarit pas vrasjes së shqiptarit vjedhës në Itali

Next Post

Debutimi ndaj Holandës së Xavit, Klopp: Nuk pata kohë të bëhesha nervoz

Next Post
Debutimi ndaj Holandës së Xavit, Klopp: Nuk pata kohë të bëhesha nervoz

Debutimi ndaj Holandës së Xavit, Klopp: Nuk pata kohë të bëhesha nervoz

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al