Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Do përfundojmë keq, shpirt’/ Angazhimi i Vlora Hysenit për të shpëtuar Agasin. Drejtoresha u pyet 5 ditë para arrestimit

Editor by Editor
September 23, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
‘Do përfundojmë keq, shpirt’/ Angazhimi i Vlora Hysenit për të shpëtuar Agasin. Drejtoresha u pyet 5 ditë para arrestimit
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 18 shtator, Vlora Hyseni është marrë në pyetje nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit si person në dijeni, teksa kërkesa e SPAK për arrestimin e saj kishte rreth 5 ditë që priste vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Mësohet se Hyseni ka pranuar kontaktet me Ergys Agasin gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në arrati, por mohon se e ka takuar fizikisht, por ndryshe dyshon organi hetues.

Hyseni ka pretenduar se me Agasin ka patur kontakte në cilësinë e bashkëpunëtorit, njësoj, siç pretendon ajo, ka me shumë persona të tjerë në cilësinë e kryeagjentes së SHISH.

Por SPAK nga ana tjetër pretendon se marrëdhënia mes tyre ka qenë më shumë se profesionale.

Në automjetin e sekuestruar të Ergys Agasit në “Equos Resort”, janë gjetur disa materiale, të cilat dyshohet se ishin të Shërbimit Informativ të Shtetit.

“Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi tek halli jot”, “Të gjithë ne” dhe “Do përfundojmë keq, shpirt”, mësohet të jetë një nga fragemtentet e shkëputura nga dosja hetimore.

Sipas të njëjtave burime, SPAK disponon edhe pamje filmike të takimeve dhe mes tyre që rrëzojnë pretendimin e Hysenit se me Agasin ka patur vetëm biseda telefonike në cilësinë e bashkëpunëtorit.

Ndërkohë mësohet se një pjesë të kohës që ishte në kërkim për dosjen e AKSHI-t, ka qëndruar pranë vilave qeveritare në Durrës, ku dyshohet se është ndihmuar nga Hyseni për t’iu shmangur arrestimit, por pavarësisht zërave nëse ka vënë në dispozicion mjete dhe pajisje të SHISH, për diçka të tillë, kjo nuk u arrit të konfirmohej nga interesimi për çështjen.

Menaxheri i “Kodrës së Kuajve”, i çonte ushqim dhe sende të tjera të bevojshme Agasit sipas SPAK, pavarësisht se ishte në dijeni të pozitës ligjore duke përkrahur kështu një person në kërkim.

Previous Post

PD kundër PS-territorialen: Po bëni ndryshim pa pyetur qytetarët; Manja: Komisioni s’mund marrë kompetencat; Opozita lë sallën

Next Post

Analiza: Pikëpyetje mbi urgjencën e arrestimit të kryetares së SHISH-it

Next Post
Analiza: Pikëpyetje mbi urgjencën e arrestimit të kryetares së SHISH-it

Analiza: Pikëpyetje mbi urgjencën e arrestimit të kryetares së SHISH-it

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al