Superkompjuteri i Opta Predictor ka bërë parashikimet e sezonit të Serie A duke përdorur probabilitete të bazuara në kuotat e kompanive të basteve, Opta Power Rankings dhe Expected Points (Xpts), që matin pikët e mundshme nga rastet e krijuara dhe të pësuara. Sipas modelit, Inter shfaqet si superfavoriti për titull, ndërsa Roma pozicionohet si konkurrentja kryesore. Predictor parashikon se Como dhe Juventusi do të zënë dy vendet e tjera të Ligës së Kampionëve, me Milanin si skuadrën e parë që mbetet jashtë zonës Champions. Napoli renditet i shtati, pas Lazios, dhe konsiderohet me shanse të ulëta për titull.
Në shifrat e Xpts, Inter pritet të mblidhet mbi 78 pikë të mundshme, me rreth 45% mundësi për të fituar titullin dhe 88% për të qenë në katërshen e parë. Roma vlerësohet me 73 pikë të parashikuara dhe 73% mundësi për t’u kualifikuar në Champions, ndërsa shanset e saj për titull shënohen në 22%. Como renditet e treta me 67 pikë të parashikuara, 10% shans për titull dhe 52% për të qenë në katërshen e parë. Sipas parashikimeve, skuadra e Fabregas mbetet përpara Juventusit, që renditet e katërta gjithashtu me 67 pikë të mundshme dhe vetëm 8.91% shanse për titull; megjithatë, bardhezinjtë mbeten përpara Milanit dhe Lazios. Napoli, ndonëse një rival historik, sipas Opta-s ka më pak se 3% shanse për titull dhe 28.9% për t’u kualifikuar në Champions.
Në garën për mbijetesë, Predictor vlerëson se Venezia, e cila ka 0 pikë pas 5 ndeshjeve të para, rrezikon më shumë rënien me 73.52% mundësi për t’u kthyer në Serie B. Më pas rrezikohen Genoa me 41% dhe Parma me 38% mundësi për rënie. Modeli parashikon gjithashtu mundësinë e qëndrimit në Serie A për Monza dhe Lecce, me respektivisht 36.85% dhe 28.36% probabilitet. Kompleti i dhjetëshit më të mirë sipas parashikimeve përfshin, përveç skuadrave të përmendura, edhe Atalantën, Cagliarin dhe Sassuolon. Top Channel

