Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Ndeshja Izrael-Irlandë shkon përtej futbollit, Federata Izraelite i përgjigjet ashpër trajnerit kundërshtar

timoni.al by timoni.al
September 22, 2026
in Lajmi Fundit
0
Ndeshja Izrael-Irlandë shkon përtej futbollit, Federata Izraelite i përgjigjet ashpër trajnerit kundërshtar
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 27 shtator në Hungari do të luhet ndeshja e Nations League mes Izraelit dhe Irlandës, dy skuadra që ndodhen në të njëjtin grup me Kosovën. Përpara këtij takimi u krijua një tension që kaloi kufijtë e sportit, pas një deklarate të trajnerit të Irlandës, Heimir Hallgrimson. Ai deklaroi se kishte biseduar individualisht me lojtarët e tij para ndeshjes me Izraelin dhe se asnjë prej tyre nuk ndihej rehat për të luajtur në një takim të tillë. Hallgrimson pohoi: “Nuk po luajmë me gjenocidin, po luajmë kundër gjenocidit. Po luajmë kundër Izraelit, jo me Izraelin”, duke iu referuar akuzave të ngritura nga grupe për të drejtat e njeriut dhe të tjerë, sipas të cilëve veprimet izraelite në Gaza kundër grupit terrorist Hamas, ku janë vrarë me dhjetëra mijëra civilë, përbëjnë gjenocid.

Nga ana tjetër, Izraeli ka përsëritur vazhdimisht se operacionet në Gaza janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe janë pjesë e luftës kundër grupit terrorist që, sipas komunikimeve zyrtare, ka hyrë thellë në popullsinë civile. Deklarata e Hallgrimson shkaktoi një kundërpërgjigje të ashpër nga Federata Izraelite e Futbollit, e cila publikoi një komunikatë që i përgjigjej trajnerit në ton të fortë.

Në komunikatën e Federatës thuhet: “Kemi dhënë kontributin në botë dhe te njerëzimi në fusha të panumërta, duke fituar një numër impresionues çmimesh Nobel përgjatë rrugëtimit. Për fat të keq, nuk kemi gjetur ende një kurë për budallallëkun, injorancën dhe hipokrizinë e treguar nga trajneri i kombëtares irlandeze. Nuk po luajmë me injorancën, budallallëkun dhe hipokrizinë, po luajmë kundër trajnerit që i mishëron këto”.

Reagimi i Federatës përfshiu edhe një postim në rrjetin X, ku përsëritej përmbajtja e kritikes, ndërsa mediat raportuan për përplasjen verbale mes palëve në prag të ndeshjes. Ndeshja e 27 shtatorit në Hungari mbetet e planifikuar ndërsa polemikat politike dhe akuzat reciproke vazhduan të dominojnë atmosferën para takimit. Top Channel.

Previous Post

Polemikat pas derbit: Presidenti i LaLiga sulmon Real Madridin — Tebas: Konspiracion i përhershëm, hiqeni fashon nga sytë

Next Post

Cila është arsyeja? Sylvester Stallone zbulon si refuzoi rolin që i ofroi Donald Trump

Next Post
Cila është arsyeja? Sylvester Stallone zbulon si refuzoi rolin që i ofroi Donald Trump

Cila është arsyeja? Sylvester Stallone zbulon si refuzoi rolin që i ofroi Donald Trump

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al