Një incident i rëndë u regjistrua në një shkollë publike në shtetin Pará të Brazilit, ku një nxënëse 17-vjeçare dyshohet se sulmoi me thikë mësuesen e saj pas një konflikti për një notë në provim. Ngjarja ndodhi në Shkollën Publike “Dr. Gerson dos Santos Peres”, ku debati mes nxënëses dhe mësueses u përshkallëzua.
Sipas informacioneve paraprake, vajza ishte e pakënaqur me rezultatin e provimit dhe nisi të grindej me mësuesen. Gjatë debatit, 17-vjeçarja iu afrua mësueses e armatosur me një thikë. Mësuesja tentoi ta qetësonte duke biseduar dhe duke shmangur përshkallëzimin e situatës, por përpjekjet nuk dhanë rezultat.
Gjatë përleshjes, mësuesja pësoi disa plagë të lehta nga thika; gjendja e saj shëndetësore raportohet e mirë. Pas incidentit, policia ndërhyri dhe 17-vjeçarja u ndalua. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të nxënëses.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në komunitetin e shkollës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për rastin.

