Sunday, September 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

S’e Luan Topi / Më ngacmojnë futbollistët, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm: Nuk më dha intervistë sepse…

timoni.al by timoni.al
September 19, 2026
in Lajmi Fundit
0
S’e Luan Topi / Më ngacmojnë futbollistët, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm: Nuk më dha intervistë sepse...
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trevisa Tufa, gazetare sporti, ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” ku foli për karrierën, pasionin për punën dhe marrëdhëniet me sportistët që interviston. Ajo theksoi se që nga dita e parë e deri sot nuk i ka humbur dëshira për të shkuar në punë dhe për të bërë atë që ka zgjedhur si profesion, duke përmendur veçanërisht se intervistat me sportistët janë pjesa që i pëlqen më së shumti. “Që nga dita e parë dhe deri sot, puna kurrë nuk më ka hequr dëshirën apo të them që u lodha. Vdes të shkoj në punë, të jap lajmet e sportit. Të marr intervista”, tha ajo.

Përsa i përket mënyrës së ndërtimit të marrëdhënieve profesionale me futbollistët, Tufa sqaroi se mundohet të jetë e afërt dhe korrekte, në mënyrë që komunikimi të vijojë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh se karriera e një gazetari sportiv është e gjatë. Ajo përmendi se me “solaritetin” e saj përpiqet t’i bëjë njerëzit më të afrueshëm, që kur kërkon një intervistë tjetër të mos kundërshtohen. “Mundohem të jem e njëjta, pa kaluar limitet e punës, nuk shkoj për të shitur mend, por për të bërë punën time. Për të pasur një kontakt edhe në vijim, sepse karriera është e gjatë”, tha Tufa.

Gazetarja rrëfeu gjithashtu për raste të ngacmimeve që i janë bërë pas intervistave, kryesisht përmes rrjeteve sociale. Ajo theksoi se nuk ka pasur situata të tilla gjatë intervistave ballë për ballë. “Ndodh, por ka një të mirë, sepse përballë nuk më ka ndodhur. Mund ta kem marrë një person në intervistë dhe mund të më ketë shkruar më pas në rrjetet sociale, por jo përballë. Ka pasur raste kur nuk ia kam kthyer ‘ngacmimin’ dhe nuk më ka dhënë më intervistë. Më kanë thënë ‘ok, do marr leje në klub’, i kam shkruar të nesërmen, ngacmimi vazhdoi, dhe kur i shkruajta sërish nuk më ka kthyer përgjigje. Por kjo nuk më ka bezdisur”, u shpreh ajo.

Në deklarimet e saj Tufa ruajti një ton profesional, duke nënvizuar rëndësinë e së njëjtës qasje ndaj të intervistuarve dhe nevojën për të mbajtur kontakte të mira gjatë gjithë karrierës së saj në gazetarinë sportive.

Previous Post

Analizë: Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Next Post

Klasifikimi i Abissnet Superiore: Pozicionet e skuadrave pas 3 ndeshjeve të javës së pestë

Next Post
Klasifikimi i Abissnet Superiore: Pozicionet e skuadrave pas 3 ndeshjeve të javës së pestë

Klasifikimi i Abissnet Superiore: Pozicionet e skuadrave pas 3 ndeshjeve të javës së pestë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al