Saturday, September 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

E papritur: Influencerja e njohur ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare pak javë pas operacionit të gjoksit

timoni.al by timoni.al
September 19, 2026
in LAJME
0
E papritur: Influencerja e njohur ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare pak javë pas operacionit të gjoksit
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vdekja e papritur e 22-vjeçares braziliane Maria Eduarda Alves dos Santos, e njohur në TikTok si Duda Alves, ka shkaktuar trishtim te ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Influencerja kishte më shumë se 750 mijë ndjekës, dhe videot e saj përfshinin momente nga jeta e përditshme, histori personale dhe përmbajtje me nota humori. Lajmin e konfirmuan familjarë dhe miq në rrjetet sociale, ndërsa autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Mes pistave që po shqyrtohen është edhe mundësia e vetëvrasjes, por deri më tani nuk ka një përfundim zyrtar mbi shkakun e vdekjes.

Vetëm disa javë përpara vdekjes, Duda kishte folur hapur me ndjekësit rreth vendimit për të iu nënshtruar një mastopeksie, ndërhyrje për ngritjen dhe riformësimin e gjoksit. Ajo shpjegoi se vendimi lidhej si me arsye estetike, ashtu edhe me rehatinë në përditshmëri: për shkak të gjatësisë e ndjente gjoksin në disproporcion me trupin dhe kishte përjetuar dhimbje shpine. “Hoqa rreth gjysmën e asaj që kisha. Ishte më shumë një çështje estetike. Doja të mund të vishja rroba pa reçipeta dhe të kisha më shumë liri”, kishte thënë ajo. Pas ndërhyrjes, Duda gjithashtu kishte përmendur komentet që merrte nga ndjekësit meshkuj në rrjetet sociale.

Pas lajmit për vdekjen, miq dhe të afërm publikuan mesazhe prekëse në rrjetet sociale. Sara Mahdavi, mikja e saj, e përshkroi Dudën si pjesë të familjes së saj: “Duda, përveçse shoqja ime më e mirë, ishte familja ime, dashuria ime dhe shumë më tepër nga sa mund ta imagjinoja ndonjëherë”. Kushërira e saj, Geovana Alves, 19 vjeçe, tha se kishte pasur privilegjin ta njihte për 19 vite. Një tjetër mike, Clarissa Pavie, e kujtoi për humorin dhe autenticitetin e saj.

Ceremonia mortore u zhvillua të martën në një kishë në São Paulo, ku babai i 22-vjeçares falënderoi ata që qëndruan pranë familjes dhe shprehën dashurinë për vajzën. Hetimet për rrethanat e vdekjes së Duda Alves vazhdojnë.

Previous Post

Një shekull San Siro: Nga ndeshjet Derbi të Madonninës te koncertet, albumi i kujtimeve është shumë i pasur

Next Post

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve për vdekjen e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pas lindjes

Next Post
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve për vdekjen e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pas lindjes

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve për vdekjen e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pas lindjes

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al