Friday, September 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Më ka dhunuar dhe p*rdhunuar”/ Ish gruaja e dajës së Zegjine Çaushit: Djalin s’më lë ta takoj prej dy vitesh! Më ka thyer hundën dhe dorën

Editor by Editor
September 18, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
“Më ka dhunuar dhe p*rdhunuar”/ Ish gruaja e dajës së Zegjine Çaushit: Djalin s’më lë ta takoj prej dy vitesh! Më ka thyer hundën dhe dorën
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-gruaja e Bledar Bakajt, dajës së Zegjine Çaushit, i akuzuar se ka abuzuar me ish bashkëjetuesen Merita Gremaj dhe dhunuar të atin e saj, ka rrëfyer se gjatë martesës, ka përjetuar dhunë fizike, psikologjike dhe seksuale.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ajo tregoi se ka jetuar me Bakajn për rreth 10 vite dhe se ishte larguar prej tij pas një periudhe të gjatë dhune. Ajo tregon se ai nuk e lejon që të takohet me djalin e saj prej dy vitesh.

“Unë kam dy vite e gjysmë që ai nuk më lejon që të flas me djalin.”. thotë ajo, duke shtuar se ia kishte dhënë kujdestarinë e fëmijës pasi ishte në një gjendje të rënduar.

“Po, ia dhashë se isha në një situatë të vështirë, që isha mes vdekjes dhe nuk e mendoja se do jetoja më. Ia hoqa shpresat vetes”, rrëfeu ajo.

Ajo pretendon se Bakaj e ka goditur rëndë, duke i shkaktuar dëmtime në kokë, hundë, buzë dhe dorë. Sipas saj, ai e izolonte në banesë dhe e kërcënonte me vdekje.

“Po goditje të rënda unë i kisha në kokë. Më ka bërë, më ka çarë buzën që e kam sot që do me plastikë, unë s’kam mundësi ta operoj. Më ka thyer hundën, e kam të thyer. Dorën e kam të shtrembër që ma ka thyer ai. Shumë gjëra.”, tha ajo.

Ish gruaja e Bakajt thekson gjithashtu se fëmija ishte nën presion të madh psikologjik dhe se sipas tij, babai ndikonte tek ai duke e larguar prej saj. Ajo tregoi se djali i thoshte se nuk e donte dhe se i drejtonte fjalë kërcënuese.

“Uh, djali… kur kam tentuar këto vite “nuk të dua si mami”, sa llafe kështu që i thoshte ai nga jashtë “do të vij atje në Greqi, do të vras”, llafe kështu që i thoshte ai. Pastaj kur i kthehesha unë që i thosha atij “më vrit,  unë ty të dua. Mami jot jam unë. Po s’më deshe ti, të dua unë. Po prapë ti… ti më vrit mua. Unë s’kam problem se më vret ti”. Çuni, atje se merrmë me kamerë këtë radhë që fola unë kështu, edhe përqendrohej dhe nuk fliste, vetëm të shikon.”, tha ajo.

Ajo shtoi se edhe e ka denoncuar.

“E kam denoncuar vetëm një herë dhe pastaj u morëm vesh te dera, ai tha nuk e bëj më, do vazhdojmë, nuk do pij më alkol, asnjëgjë. Edhe pastaj më mbrapa e vazhdoi prapë. Ai edhe kur të dhunonte, të kyçte brenda dhe thoshte, se telefon s’kisha unë, këtë do me thënë te njerëzit e mi, ai telefon s’të linte. A se të lajmëroja policinë. Dhe më thoshte që “e ke varrin këtu”. “Këtu e ke varrin. O këtu brenda në dhomë tënde,” thoshte, “që sa herë të bêsh vitin të çoj unë buqeta me lule këtu, ose këtu në mes të oborrit, që të të kem para syve,” thoshte”, tha ajo.

Previous Post

Mos merrni ashensorin — Shkallët i bëjnë mirë zemrës; ngjitja ul rrezikun e vdekjes me 39%

Next Post

Kryeministri i Sllovakisë anulon udhëtimin në Ukrainë dhe mungon në samitin rajonal

Next Post
Kryeministri i Sllovakisë anulon udhëtimin në Ukrainë dhe mungon në samitin rajonal

Kryeministri i Sllovakisë anulon udhëtimin në Ukrainë dhe mungon në samitin rajonal

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al