Thursday, September 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Anglia, Tuchel dhe plaga e Botërorit: Mundem vetëm të mbijetoj me të…

timoni.al by timoni.al
September 17, 2026
in KRYESORE
0
Anglia, Tuchel dhe plaga e Botërorit: Mundem vetëm të mbijetoj me të…
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadrat kombëtare në Evropë kanë nisur punën për ndeshjet e sezonit të ri në Nations League, dhe Anglia nuk bën përjashtim. Në prag të debutimit të Tre Luanëve në këtë kompeticion, trajneri Thomas Tuchel u kthye te gjysmëfinalja e Botërorit 2026 kundër Argjentinës. Në atë ndeshje Anglia ishte në avantazh 1-0 deri në minutën e 85, kur Enzo Fernández barazoi, dhe më pas Lautaro Martínez vulosi kalimin në finale të skuadrës albiceleste.

Tuchel u vu në qendër të kritikave për ndryshimin e sistemit, duke kaluar në një formacion me pesë mbrojtës 19 minuta nga fundi i ndeshjes. Trajneri shpjegoi arsyet e vendimit dhe përshkroi ndjenjat e tij në ato momente: “Mendova, OK do të mbijetojmë. Kjo është të presësh vdekjen” — tha Tuchel, duke shtuar se skuadra nuk kishte zotërimin e topit, nuk po mbrohej mirë dhe kishte nevojë për ndihmë.

Sipas tij, pas këtij momenti Anglia ndaloi së luajturi: “Luajtëm sikur të ishim 4 minuta nga fundi, por në realitet ishim 30-40 minuta” — vijoi trajneri, duke treguar se Argjentina mori kontrollin dhe se për ekipin anglez situata u bë e vështirë. Tuchel pranoi pasojat emocionale të ngjarjes, por refuzoi të bëjë parashikime të sigurt se çfarë do të kishte ndodhur po të kishte ndërmarrë lëvizje të tjera.

“Mund ta torturosh veten pafundësisht dhe të mendosh se nëse do të bëje një zëvendësim tjetër do të kishim fituar ndeshjen,” tha Tuchel, dhe shtoi: “Nuk e di se çfarë do të ndodhte… Plaga ime? Do të më duhet të bashkëjetoj me të.” Ai mbrojti logjikën e vendimeve që mori, duke pranuar se pasojat e ndeshjes janë diçka me të cilën do të duhet të jetojë.

Top Channel

Previous Post

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti; shpallet në kërkim 32-vjeçari, vijon identifikimi i një tjetri

Next Post

Gazeta FAZ pyet për proporcionalitetin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Next Post
Gazeta FAZ pyet për proporcionalitetin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta FAZ pyet për proporcionalitetin e dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al