Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Shembet miniera e arit në Sudan, të paktën 60 të vdekur dhe shumë të bllokuar

timoni.al by timoni.al
September 16, 2026
in Lajmi Fundit
0
Shembet miniera e arit në Sudan, të paktën 60 të vdekur dhe shumë të bllokuar
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 60 persona kanë vdekur pasi një minierë ari u shemb në një zonë të largët në veri të qytetit al-Nuhud, në shtetin Perëndimor Kordofan të Sudanit. Dy të mbijetuar thanë për agjencinë AFP se shumë të tjerë dyshohet të jenë ende nën rrënoja, dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan gjatë gjithë natës.

Khair al-Sayed Jabara, i cili së bashku me punëtorë të tjerë mori pjesë në përpjekjet për nxjerrjen e të bllokuarve pas shembjes së minierës Al-Zara, tha se nuk dihen numri i atyre që mund të jenë ende brenda. Një tjetër punëtor, Al-Amin Suleiman, deklaroi se deri tani nga rrënojat janë nxjerrë 60 trupa dhe se disa persona vazhdojnë të jenë të bllokuar që prej ditës së mëparshme. “Deri më tani, 60 trupa janë nxjerrë nga rrënojat, por ka ende njerëz të bllokuar atje që nga dje. Nuk mendoj se janë gjallë”, tha ai.

Suleiman shpjegoi se puset e minierave ndodhen shumë pranë njëri‑tjetrit, dhe kjo bën që shembja e njëri prej tyre të shkaktojë shembjen edhe të puseve përreth, duke rritur rrezikun e incidenteve masive kur ndodh një kolaps.

Aksidentet në minierat e vogla dhe të paligjshme të arit janë të zakonshme në Sudan për shkak të kushteve të pasigurta të punës dhe mungesës së masave të sigurisë. Industria e arit ka marrë rëndësi të madhe që nga fillimi i luftës, në prill 2023, mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Të dyja palët kanë mbështetje dhe financim kryesisht përmes industrisë minerare, krahas ndihmave nga vende të huaja.

Konflikti ka goditur rëndë ekonominë dhe ka përkeqësuar krizën humanitare në vend; sipas vlerësimeve të OKB-së rreth 20 milionë njerëz përballen me pasiguri akute ushqimore. Humbja e vendeve të punës dhe përkeqësimi i kushteve ekonomike kanë shtyrë shumë njerëz drejt një “nxitimi të arit”, duke rritur numrin e personave që punojnë në miniera të vogla dhe shpesh të rrezikshme. Top Channel.

Previous Post

Djali i Jakup Krasniqit pas dënimit 25 vjet: Ata janë të fortë dhe me ndërgjegje të pastër

Next Post

Mbretëria e Bashkuar reagon për dënimin e ish-liderëve të UÇK: Të mos përdoret për të nxitur tensione

Next Post
Mbretëria e Bashkuar reagon për dënimin e ish-liderëve të UÇK: Të mos përdoret për të nxitur tensione

Mbretëria e Bashkuar reagon për dënimin e ish-liderëve të UÇK: Të mos përdoret për të nxitur tensione

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al