Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lawton i DASH: Mesazhe të forta — Puna e SPAK efektive; po punojmë me Shqipërinë për krimin transnacional

timoni.al by timoni.al
September 15, 2026
in AKTUALITET
0
Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po bashkëpunojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Daniel Lawton, gjatë një seance dëgjimore mbi “Politikën e SHBA dhe sfidat e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor” vlerësoi Shqipërinë si një partner të rëndësishëm në strategjinë e administratës amerikane dhe theksoi bashkëpunimin për të luftuar kërcënimet e krimit të organizuar ndërkombëtar. Ai njoftoi se po punohet gjithashtu për zhvillimin e aftësive në fushën e sigurisë kibernetike dhe se strategjia amerikane synon të promovojë stabilitetin, nxitjen e investimeve dhe prokurimet e sigurta për të avancuar interesat e SHBA në rajon.

Si Zv.ndihmës sekretar i Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euraziatike, Lawton tha se Uashingtoni po punon “ngushtë me aleatin tonë të NATO-s, Shqipërinë, për të goditur organizatat kriminale transnacionale dhe për të zgjeruar qasjen e kompanive amerikane në treg.” Ai bëri të ditur se një hua e finalizuar së fundmi në kuadër të Financimit të Huaj Ushtarak do të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe të rrisë blerjen e pajisjeve të prodhuara në SHBA.

Në raportimin e republikanëve u theksua se rivalët gjeopolitikë si Kina dhe Rusia përbëjnë një rrezik në rajon, dhe se strategjia amerikane bazohet në tre shtylla: ruajtjen e stabilitetit, promovimin e prosperitetit dhe goditjen e rrjeteve kriminale. Lawton deklaroi: “Shtetet e Bashkuara synojnë një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, paqësor dhe të begatë, që kontribuon në sigurinë rajonale dhe globale. Ne po zhvillojmë marrëdhënie pozitive me aktorët kryesorë në rajon për të ruajtur stabilitetin, për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe për t’iu kundërvënë kërcënimeve që prekin drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara.”

Ai u ndal edhe te marrëdhënia Serbi–Kosovë, duke nënvizuar se është thelbësore normalizimi i dialogut. “Dialogu nga Bashkimi Europian ka ngecur për shkak të mungesës së vullnetit politik nga të dyja palët. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin provokimet, të respektojnë angazhimet dhe të rifillojnë bisedimet e drejtpërdrejta pa parakushte,” tha zyrtari.

Përsa i përket integrimit të rajonit në Bashkimin Europian, Lawton tha se Shtetet e Bashkuara nuk marrin një pozicionim, por se ndihmojnë dhe mbështesin procesin dhe reformat që, sipas tij, kanë pasur ndikim të favorshëm për rajonin. Ai nuk komentoi lidhur me protestat në Shqipëri dhe përmendjen e emrit të Jared Kushner në Dhomën e Përfaqësuesve.

Previous Post

Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës për trafik ndërkombëtar droge drejt Shqipërisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al