Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve

Editor by Editor
September 15, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
VIDEO/ Shpërthimi në Brryl: Pesë sigurimet që duhen njohur nga tregtarët e karburanteve
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shpërthimi i karburantit në zonën e Bryllit në Tiranë rikthen në vëmendje rëndësinë e sigurimeve financiare për bizneset me rrezikshmëri të lartë.

Pesë sigurime janë të rëndësishme për një pikë karburanti përballë ngjarjeve të papritura:

  1. përgjegjësia civile ndaj të tretëve (sigurim i detyrueshëm),
  2. aksidentet e personelit,
  3. prona e biznesit,
  4. fitimi i munguar dhe
  5. përgjegjësia mjedisore.

Secilin nga këto sigurime çdo sipërmarrës, tregtar karburantesh, por edhe qytetar, duhet t’i njohë, në mënyrë që amortizimi/minimizimi i dëmeve financiare nga një aksident i ngjashëm me shpërthimin në Brryl të jetë sa më i plotë.

Në këtë mënyrë edhe rikthimi në aktivitet do të jetë më i shpejtë dhe kompensimi i dëmeve të pësuara nga secila palë do të jetë më e plotë dhe më korrekte.
Sigurimi i detyrueshëm

Sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë civile ndaj të tretëve mbulon deri në 35 milionë lekë për ngjarje për subjektet me rrezik të lartë dhe deri në 50 milionë lekë për subjektet me rrezik shumë të lartë. Ai përfshin dëmet ndaj njerëzve dhe pasurisë së palëve të treta, klientë, kalimtarë, këmbësorë, fqinj.

Sipas pikës 4 të nenit 9 të ligjit nr. 32/2016, “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion”, operatorët ekonomikë që kanë në pronësi ose administrojnë pajisje dhe instalime nën presion duhet të kenë sigurim të përgjegjësisë civile.
Ky sigurim është produkt i mëvetshëm në kompanitë e sigurimeve.

Sigurimi, për kompanitë, duhet të jetë i vlefshëm gjatë gjithë periudhës së përdorimit të pajisjes ose instalimit dhe shërben për të mbuluar dëmet që mund t’u shkaktohen mjedisit, jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve.

Ligji i konsideron “pajisje nën presion” pajisjet stacionare, enët e thjeshta dhe pajisjet transportuese nën presion, me presion të lejuar mbi 0.5 bar.
Në këtë kuptim, edhe pikat e tregtimit të karburanteve janë subjekt i këtij detyrimi ligjor.

Sipas VKM nr. 268/2024, që përcakton kategoritë e operatorëve ekonomikë që kanë në pronësi ose administrojnë pajisje apo instalime nën presion, pikat e tregtimit të karburanteve duhet të kenë kontratë sigurimi të përgjegjësisë civile në varësi të kapaciteteve të depozitave.

Sigurime vullnetare, për të minimizuar dëme nga risqe të tjera
Katër janë sigurimet e tjera vullnetare:

  1. Sigurimi i personelit nga aksidentet,
  2. Sigurimi i pronës si biznes,
  3. Sigurimi i fitimit të munguar
  4. Sigurimi i dëmit mjedisor.
    Sigurimi i personelit nga aksidentet mbulon shpenzimet mjekësore dhe dëmtimet e punonjësve. Ndërsa në rast vdekjeje, në varësi të kontratës, dëmshpërblimi mund të shkojë deri në 5 milionë lekë. Ky sigurim kushton mes 9-16 mijë lekë në vit në varësi të mbulimit dhe vështirësisë së punës.

Sigurimi i pronës ndihmon në përballimin e dëmeve materiale dhe rikthimin e biznesit në aktivitet. Për 1 euro metri katror, dëmtimet në pronë si pasojë e ngjarjeve të parashikuar në policën e sigurimit, do të mbulohen nga kompania e sigurimeve.

Sigurimi i fitimit të munguar kompenson humbjet që vijnë si pasojë e dëmeve materiale, të ardhura si pasojë e ngjarjes. Kompensimi kryhet bazuar në bilancet zyrtare të kompanisë.

Për dëmet ndaj mjedisit dhe përgjegjësitë financiare që lindin prej tyre shërben sigurimi i përgjegjësisë mjedisore.
Rëndësia e këtij investimi dhe SIGAL INSURANCE GROUP
Këto sigurime, përveç mbrojtjes financiare, shërbejnë edhe si investim i çdo biznesi në ndërtimin e vlerës reputacionale.

Në tregun shqiptar, këto produkte ofrohen nga SIGAL INSURANCE GROUP kompani e cila sipas të dhënave të autoriteteve mbikëqyrëse në rajon, në shtatë muajt e parë të vitit 2026 në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut është paguesja kryesore e dëmeve me rreth 27.5 mln euro në 7 muajt e parë të vitit.

Klientët e interesuar mund të marrin një paketë të kombinuar e të personalizuar sipas kërkesës në SIGAL Bussines Center ose edhe online në sigal.al.

Previous Post

Emërimi i Edmond Ahmetit si Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Next Post

FSHF nxjerr në shitje biletat fizike për Nations League dhe konfirmon grumbullimin e Hysajt

Next Post
FSHF nxjerr në shitje biletat fizike për Nations League dhe konfirmon grumbullimin e Hysajt

FSHF nxjerr në shitje biletat fizike për Nations League dhe konfirmon grumbullimin e Hysajt

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al