Monday, September 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Përplasje në Komisionin e Ekonomisë: Drafti i PS-së jep 8500 lekë rritje, gjyqtarët duan mbi 9-fishin

timoni.al by timoni.al
September 14, 2026
in KRYESORE
0
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë: Drafti i PS-së jep 8500 lekë rritje, gjyqtarët duan mbi 9-fishin
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mazhoranca mbështet propozimin për rritjen e pagës referuese të magjistratëve nga 36% në 38% të pagës së Presidentit të Republikës. Projektligji u shqyrtua në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku socialistët argumentuan se formula respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mundësitë financiare të shtetit. Sipas draftit, rritja do të jetë rreth 8,500 lekë për pagën referuese të magjistratëve, shumë më e ulët se kërkesa e KLGJ dhe KLP, që kishin kërkuar rreth 80,000 lekë.

Propozuesja e draftit, Aulona Bylykbashi, tha se Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar një formulë konkrete, por ia ka lënë Kuvendit zgjedhjen e mënyrës së llogaritjes. “Me këtë nismë synojmë të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Synojmë përcaktimin e pagave, por edhe pabarazinë në hierarkinë brenda sistemit. Neni 138 garanton se pagat e përfitimeve dhe gjyqtarëve nuk mund të ulen. Kushtetuesja nuk na ka referuar një formulë të detyrueshme, zgjedhja është te ligjvënësi me kushtin që të mos ketë ulje. Koeficienti 0.38 është zgjedhur për garancitë kushtetuese për magjistratë, por edhe nga ana tjetër ta themi hapur, ka marrë në konsideratë mundësitë e buxhetit të shtetit”, tha propozuesja.

Projektligji ka marrë edhe mbështetjen e qeverisë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë vlerësoi se koeficienti i propozuar përmbush kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese: “Falënderojmë propozuesit. Mendojmë se plotëson kushtet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese”. Nga Ministria e Financave u tha: “Kostoja është e pranueshme, jemi dakord”.

Qeveria ka llogaritur rreth 1.5 miliardë lekë detyrime të prapambetura, që lidhen me periudhën nga prilli 2023, kur Kushtetuesja kërkon që të zbatohen efektet financiare. Për shkak të kostos, qeveria propozon që pagesa të bëhet me këste përgjatë dy viteve. Projektligji pritet të kalojë për miratim në seancën e 17 shtatorit.

Partia Demokratike njoftoi se do të votojë kundër. Deputeti Enno Bozdo e cilësoi situatën si pasojë të moszbatimit në kohë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese: “Kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejtë e mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese… Ne nuk na intereson fare, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është ligj për ne. Në emër të grupit njoftoj se ne do të votojmë kundër këtij projektligji”, tha Bozdo.

Debati u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re sipas afatit të Kushtetueses. Pas skadimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222,425 lekë, plus 14,000 lekë shtesë për kualifikimin, por Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.

Previous Post

Pas gafës në Bernabeu, Chivu konfirmon besimin te Martinez dhe e bën titullar ndaj Udineses

Next Post

Veliaj duhet të lirohet — Valteri në Shqipëria Live: Hetimi mbyllet prej një viti, Tirana ka nevojë për kryebashkiakun

Next Post
Veliaj duhet të lirohet — Valteri në Shqipëria Live: Hetimi mbyllet prej një viti, Tirana ka nevojë për kryebashkiakun

Veliaj duhet të lirohet — Valteri në Shqipëria Live: Hetimi mbyllet prej një viti, Tirana ka nevojë për kryebashkiakun

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al