Monday, September 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

Editor by Editor
September 14, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

29 Mars 2027 do të shënojë nisjen e fluturimeve dy herë në javë midis Tiranës dhe Luksemburgut, përkatësisht të hënave dhe të premteve, nëpërmjet partnerit më të ri Luxair.

Linja e re ajrore direkte forcon më tej lidhjen e kryeqytetit shqiptar me tregjet kryesore evropiane. Ajo do t’i shërbejë kërkesave në rritje për Shqipërinë si destinacion turistik, gjjthashtu edhe nevojave të komunitetit shqiptar në Luksemburg.

Nisja e shërbimit Luksemburg–Tiranë vjen në një periudhë ku Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve dhe të rrjetit të destinacioneve vitet e fundit.

Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:

“Jemi shumë të kënaqur të mirëpresim Luxair si partnerin më të ri të TIA-s dhe të hapim këtë lidhje të rëndësishme të re mes Shqipërisë dhe Luksemburgut. Nisja e kësaj linje i përgjigjet një mundësie të qartë të tregut, duke lidhur dy tregje me marrëdhënie të forta ekonomike, turistike dhe njerëzore.

Jemi të bindur se kjo linjë do të kontribuojë në potencialin turistik dhe të biznesit të Shqipërisë, ndërsa do të forcojë më tej lidhjet me komunitetin shqiptar që jeton në Luksemburg dhe në rajonin e gjerë përreth.

Falënderojmë Luxair për besimin e treguar ndaj Tiranës dhe mezi presim të ndërtojmë një partneritet të suksesshëm dhe afatgjatë.”

Me shtimin e këtij destinacioni, TIA do jetë tashmë e lidhur me 39 shtete, një numër rekord për rajonin e Ballkanit.

Fluturimet janë të disponueshme për rezervim duke filluar nga 10 shtator 2026, përmes kanaleve të shitjes së Luxair https://www.luxair.lu

Detajet e linjës:

Luksemburg (LUX) – Tiranë (TIA)


Frekuenca: Dy herë në javë


Ditët e operimit: Të hënën dhe të premten


Data e nisjes: 29 mars 2027


Previous Post

E rëndë në Roskovec: Theu urdhrin e mbrojtjes, 59-vjeçari plagos ish-vjehrrin me drapër në banesën e ish-partneres

Next Post

Ndihem si në shtëpi: Nga tavë dheu ‘avash-avash’, Rolando Maran rrëfen për Shqipërinë dhe çfarë më ka impresionuar

Next Post
Ndihem si në shtëpi: Nga tavë dheu 'avash-avash', Rolando Maran rrëfen për Shqipërinë dhe çfarë më ka impresionuar

Ndihem si në shtëpi: Nga tavë dheu 'avash-avash', Rolando Maran rrëfen për Shqipërinë dhe çfarë më ka impresionuar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al