Monday, September 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të konsiderohej i rregullt

timoni.al by timoni.al
September 14, 2026
in LAJME
0
Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të konsiderohej i rregullt
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pro Ref, institucioni përgjegjës për arbitrimin në Premier League, ka pranuar se goli i Erling Haaland në derbin e Manchesterit ndaj Manchester United nuk duhej të ishte akorduar. Sulmuesi norvegjez shënoi në minutën e 60-të; fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas ndërhyrjes së VAR-it vendimi u ndryshua dhe goli u konsiderua i rregullt.

Debati u përqendrua te pozicioni i mesfushorit Enzo Fernández gjatë aksionit. Pas devijimit të Patrick Dorgu ndaj krosimit të Josko Gvardiol, Fernández ndodhej pranë Lisandro Martínez. VAR vlerësoi se mesfushori argjentinas nuk kishte ndikuar në aksion, por Pro Ref pranoi se kjo ishte një gabim vlerësimi. Në deklaratën zyrtare institucioni sqaroi se Haaland ishte në pozicion të rregullt, por VAR-i nuk kishte vlerësuar siç duhet ndikimin e pozicionit të Fernández në aksion.

Pro Ref tha se “VAR-i nuk e njohu ndikimin e mundshëm të pozicionit të tij dhe duhej të kishte rekomanduar një rishikim në fushë”. Sipas institucioni, rekomandimi për rishikim në monitorin në fushë duhej t’i ishte sugjeruar arbitrit, por kjo nuk ndodhi. Si pasojë, vendimi për konvalidimin e golit u mor pa rishikimin që Pro Ref tani e konsideron të domosdoshëm.

Institucioni bëri të ditur gjithashtu se ka kontaktuar Manchester United për të pranuar gabimin dhe se do të nisë një hetim për incidentin. Deklarimi zyrtar nënvizon se do të analizohen procedurat dhe vendimmarrja e VAR-it në këtë rast.

Vendimi ka rikthyer debatet mbi përdorimin e VAR-it në Premier League, ndërsa goli i Haaland rezultoi vendimtar për fitoren e Manchester Cityt në derbin e Manchesterit. Proçesi i hetimit dhe komunikimi me palët e përfshira pritet të japë më shumë detaje mbi arsyet e gabimit dhe masat e mundshme pas përfundimit të hetimit.

Previous Post

Tensionet në përfaqësuesen e Kosovës: Federata refuzon tërheqjen e Rrahmanit, publikon ftesën zyrtare dërguar kapitenit

Next Post

Dy turistë gjermanë humbin rrugën në terrenin malor pas Dajtit dhe ngecën në Qafë Mollë, ndërhyn Policia

Next Post
Dy turistë gjermanë humbin rrugën në terrenin malor pas Dajtit dhe ngecën në Qafë Mollë, ndërhyn Policia

Dy turistë gjermanë humbin rrugën në terrenin malor pas Dajtit dhe ngecën në Qafë Mollë, ndërhyn Policia

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al