Monday, September 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mitsotakis, kryeministri grek, mesazh i drejtpërdrejtë për Ankarasë: Greqia kërkon dialog dhe marrëdhënie pa tensione

timoni.al by timoni.al
September 13, 2026
in AKTUALITET
0
Mitsotakis, kryeministri grek, mesazh i drejtpërdrejtë për Ankarasë: Greqia kërkon dialog dhe marrëdhënie pa tensione
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përfundoi një vizitë simbolike treditore në Kastelorizo, një prej pikave më të ndjeshme të marrëdhënieve greko-turke, dhe i dërgoi një mesazh të qartë Ankarasë: Greqia kërkon dialog dhe marrëdhënie pa tensione, por nuk do të pranojë kërcënime apo vënie në diskutim të të drejtave të saj sovrane. Siç raporton korrespondenti Aleksandër Marku, vizita në ishull, shumë pranë brigjeve turke, vjen pas një muaji të rritjes së tensioneve mes Athinës dhe Ankarasë.

Tonet mes dy fqinjëve u përshkallëzuan në mes të gushtit kur Turqia shpalli dy “parqe kombëtare detare”, një në Egjeun verilindor dhe një në Mesdheun Lindor pranë Kastelorizos. Athina i cilësoi këto vendime të paligjshme aty ku, sipas saj, shtrihen jashtë juridiksionit turk dhe brenda shelfit kontinental grek. Më pas, Ankaraja reagoi edhe ndaj planeve greke për energjinë e rinovueshme në Egje, duke rikthyer në diskutim çështjen e të ashtuquajturave “zona gri”, ndërsa të dyja palët shkëmbyen nota diplomatike.

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan i bëri thirrje Greqisë të ndalojë militarizimin e disa ishujve të Egjeut dhe i kërkoi Athinës “të mësojë nga historia”, deklaratë që në Greqi u interpretua si rikthim i retorikës së fortë të viteve të mëparshme. Në të njëjtën periudhë, autoritetet greke kanë regjistruar fluturime pothuajse të përditshme të dronëve turq Bayraktar në Egjeun verilindor. Athina ka rikujtuar zyrtarisht të drejtën e saj sipas së Drejtës së Detit për të zgjeruar ujërat territoriale deri në 12 milje.

Megjithatë, kanalet e komunikimit mbeten të hapura dhe qeveria greke vazhdon të deklarojë se synon dialogun dhe shmangien e një krize të re me Turqinë. Nga Kastelorizo, Mitsotakis njoftoi masa ekonomike për mbajtjen dhe tërheqjen e banorëve: 5.000 euro në vit për çdo familje dhe 1.000 euro për çdo fëmijë të mitur, si dhe stimuj të veçantë për nëpunësit publikë, ushtarakët dhe forcat e sigurisë që shërbejnë në ishull.

Previous Post

Formula 1/ Antonelli i pandalshëm triumfon në Madrid dhe i afrohet më shumë titullit kampion

Next Post

Video/ 27-vjeçarja ndërmerr aktin ekstrem, hidhet nga kati i 15 dhe bie mbi karrocën me fëmijë

Next Post
Video/ 27-vjeçarja ndërmerr aktin ekstrem, hidhet nga kati i 15 dhe bie mbi karrocën me fëmijë

Video/ 27-vjeçarja ndërmerr aktin ekstrem, hidhet nga kati i 15 dhe bie mbi karrocën me fëmijë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al