Friday, September 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pagat rriten, punësimi bie; një në katër punonjës merr rrogë minimale, dhe diferencat në treg thellohen

timoni.al by timoni.al
September 10, 2026
in AKTUALITET
0
Pagat rriten, punësimi bie; një në katër punonjës merr rrogë minimale, dhe diferencat në treg thellohen
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri vijon trendin rritës. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar arriti në 92,150 lekë, duke u rritur me 9.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja nuk është e njëjtë në të gjithë ekonominë: ndërtimi kryeson për ritmin e rritjes së pagave me 22.1%, ndërsa rritja më e ulët, 6.4%, është shënuar në aktivitetin “Arte, argëtim dhe çlodhje, si dhe aktivitete të tjera shërbimi”. Megjithatë, pagat më të larta sipas aktiviteteve mbeten në institucionet Financiare dhe të Sigurimit dhe informacioni dhe komunikimi.

Sipas profesioneve, paga mesatare më e lartë se mesatarja kombëtare e kanë Menaxherët, Ligjvënësit dhe Drejtorët ekzekutivë me 141,168 lekë, ndërsa specialistët me arsim të lartë marrin një pagë mesatare prej 119,152 lekësh. Shpërndarja e të punësuarve vazhdon të jetë e përqendruar në skajet e intervaleve të pagave: më shumë se një në katër punonjës paguhet me minimumin prej 50,000 lekësh, ndërsa 17.1% marrin mbi 120,000 lekë në muaj, duke treguar diferenca të konsiderueshme brenda tregut të punës.

Ndërsa pagat rriten, tregu i punës shfaq ngadalësim të punësimit. Shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e sipër arriti 58.3%, duke shënuar një rënie prej 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë. Paralelisht, papunësia ka zbritur në 8.3%, ose 0.3 pikë përqindje më pak se një vit më parë. INSTAT vlerëson se numri i personave në punësim në tremujorin e dytë të 2026 ishte 1,159,000 persona. Ndryshimet sektoriale tregojnë se dobësimi vjetor i punësimit është më i theksuar në bujqësi dhe industri, ndërsa edhe shërbimet kanë shënuar një tkurrje vjetore.

Tabloja e tremujorit të dytë tregon se pagat po rriten ndërkohë që papunësia po ulet, por diferencat mes niveleve të pagave dhe mungesës së punonjësve po bëhen gjithnjë e më të dukshme.

Previous Post

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme; Kroacia gropos 14.7 tonë

Next Post

Gjyqtarët, të prerë: Reagimi ynë do të përshkallëzohet — Zhbllokoni pagat, zbatoni vendimin e Kushtetueses

Next Post
Gjyqtarët, të prerë: Reagimi ynë do të përshkallëzohet — Zhbllokoni pagat, zbatoni vendimin e Kushtetueses

Gjyqtarët, të prerë: Reagimi ynë do të përshkallëzohet — Zhbllokoni pagat, zbatoni vendimin e Kushtetueses

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al