Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ratko Mlladiç përcillet për në varr me nderime në Beograd, djali i Vuçiçit merr pjesë në ceremoni

timoni.al by timoni.al
September 7, 2026
in AKTUALITET
0
Ratko Mlladiç përcillet për në varr me nderime në Beograd, djali i Vuçiçit merr pjesë në ceremoni
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Djali i presidentit serb Aleksandar Vuçic, Danilo, mori pjesë në ceremoninë mortore të Ratko Mlladiçit, të njohur si “Kasapi i Ballkanit”, i cili është dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte dhe genocid. Danilo shoqërohej nga disa persona që mbanin bluza me portretin e Mlladiçit. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Milorad Dodik, një nga figurat kryesore politike të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë. Po ashtu morën pjesë disa ministra të qeverisë serbe, përfshirë ministrin e Drejtësisë, Nikola Vujiç.

Aleksandar Vuçic nuk mori pjesë në varrim, duke arsyetuar mungesën me vizitën e presidentit të Kazakistanit në Beograd. Arkivoli i Mlladiçit, i cili vdiq më 27 gusht në Hagë ndërsa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm, u vendos në Kishën e Shën Lukës. Ceremoninë mortore e udhëhoqi kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patrijarku Porfirije. Gjatë shërbesës, pjesëtarë të gardës së nderit të Ushtrisë së Serbisë bënë roje, ndërsa u përcollën lutje që “gjeneralit t’i faleshin mëkatet e bëra me dashje dhe pa dashje”.

Patrijarku Porfirije deklaroi se emri i Mlladiçit “do të mbetet thellë i ngulitur në kujtesën dhe lutjet e pjesës më të madhe të popullit serb dhe ortodoks, që ushqen mirënjohje të thellë ndaj tij”. Nderimet për Mlladiçin u mbajtën pavarësisht paralajmërimeve dhe reagimeve ndërkombëtare.

Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chuck Grassley dhe Keith Self nxorrën një deklaratë të përbashkët, ku kujtuan përgjegjësinë e tij për gjenocidin dhe krimet e tjera në Bosnje e Hercegovinë, duke theksuar se ato përbëjnë disa prej krimeve më çnjerëzore të kryera në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Më herët, Komisionarja europiane për Zgjerim, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi, duke thënë se glorifikimi i një personi të dënuar për krime lufte dhe genocid është “i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat bazohet rruga drejt BE-së”.

Previous Post

Tragjike në Gjermani: futbollisti helmon për vdekje bashkëlojtarin e tij vetëm pak javë para dasmës

Next Post

Babai triumfon në KokoFest; Viktor Zhusti aktori më i mirë, çmim regjie për Gent Bejkos në Korçë

Next Post
Babai triumfon në KokoFest; Viktor Zhusti aktori më i mirë, çmim regjie për Gent Bejkos në Korçë

Babai triumfon në KokoFest; Viktor Zhusti aktori më i mirë, çmim regjie për Gent Bejkos në Korçë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al