Monday, September 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Fytyra e re radikale e AfD-së — Kush është Ulrich Siegmund, programi i tij ngre alarmin

timoni.al by timoni.al
September 7, 2026
in Lajmi Fundit
0
Fytyra e re radikale e AfD-së — Kush është Ulrich Siegmund, programi i tij ngre alarmin
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Alternativa për Gjermaninë, AfD, shënoi një fitore historike në landin e Saksoni-Anhaltit, duke siguruar 44,5 për qind të votave. Në qendër të rezultatit që trondit skenën politike gjermane është Ulrich Siegmund, 35-vjeçari që i ka dhënë një fytyrë më të moderuar njërës prej degëve më radikale të partisë. Ndryshe nga retorika e ashpër që karakterizon shpesh AfD-në, Siegmund është prezantuar si politikani optimist, i afërt me njerëzit dhe tepër aktiv në rrjetet sociale.

Ai ka 680 mijë ndjekës në Instagram dhe 800 mijë në TikTok, dhe është kthyer në një lloj influenceri politik; tubimet e tij tërheqin mbështetës që presin edhe me orë për një fotografi. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se pas imazhit të moderuar qëndron një program politik tejet radikal. Dega e AfD-së që Siegmund drejton në Saksoni-Anhalt është cilësuar nga shërbimet gjermane të inteligjencës si ekstremiste.

Manifesti i degës parashikon një politikë të gjerë “riemigrimi”, pra largimin e emigrantëve, dhe konsiderohet më radikali i hartuar ndonjëherë në vend. Ai përmban propo zime të polemizuara, si “klasa të veçanta” për fëmijët e azilkërkuesve — me arsyetimin se ata qëndrojnë në Gjermani vetëm përkohësisht dhe për t’ua kursyer fëmijëve gjermanë qëndrimin “me kultura krejtësisht të huaja” — si dhe pretendime që personat me aftësi të kufizuara duhet të jenë veçmas, sepse “pengojnë përparimin e arsimit”.

Siegmund paraqet këto politika me një gjuhë të qetë dhe pozitive dhe përshkruan termin “riemigrim” si një fjalë normale. Aftësia e tij për të kthyer kritikat në avantazh është bërë një prej instrumenteve të fushatës; kur Der Spiegel e cilësoi “njeriun më të rrezikshëm të Gjermanisë”, Siegmund nisi të firmoste kopertinën dhe t’ua shpërndante personalisht revistën mbështetësve, duke e transformuar sulmin në një simbol të fushatës.

Fitorja me 44,5 për qind vendos AfD-në përpara mundësisë teorike për të marrë drejtimin e Saksoni-Anhaltit. Një realizim i tillë do të shënonte një precedent historik për të djathtën ekstreme në Gjermaninë e pasluftës.

Previous Post

Fitorja e AfD shokon CDU-në; Merz mbledh partinë, çfarë ndodh tani në Gjermani?

Next Post

Videoja e Mandi Nishtullës në gjendje të rënduar tronditi rrjetin, Silva Gunbardhi flet për Në shtëpinë tonë

Next Post
Videoja e Mandi Nishtullës në gjendje të rënduar tronditi rrjetin, Silva Gunbardhi flet për Në shtëpinë tonë

Videoja e Mandi Nishtullës në gjendje të rënduar tronditi rrjetin, Silva Gunbardhi flet për Në shtëpinë tonë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al