Monday, September 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Betejë me flakët në qarkun e Shkodrës, situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë

timoni.al by timoni.al
September 7, 2026
in KRYESORE
0
Betejë me flakët në qarkun e Shkodrës, situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zjarret mbeten aktive në disa zona të qarkut Shkodër, ndërsa gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit forcat operacionale vazhduan ndërhyrjet në terren. Prioritet i ekipeve është mbrojtja e banesave dhe frenimi i përhapjes së flakëve.

Në Bardhaj-Myselim zjarri vijon të jetë aktiv në sipërfaqe pyjore, ndërkohë që mjetet zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave për të ndërhyrë në rast të riaktivizimit të vatrave. Në Bërdicë ndërhyrja gjatë natës bëri të mundur mbrojtjen e banesave dhe vendosjen e situatës nën kontroll; ndërhyrje u krye edhe në një vatër zjarri në Shtoj të Ri.

Në Mnelë të Madhe, në Bashkinë Vau Dejës, zjarri mbetet aktiv dhe era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve. Forcat në terren punojnë për mbrojtjen e zonës së banuar. Një vatër tjetër është raportuar në Naraç. Situata është problematike edhe në Malin e Tërbunit në Pukë, ku era po favorizon përhapjen e zjarrit dhe vija e flakëve shtrihet në më shumë se 10 kilometra në kurorë pyjore; deri tani nuk raportohen banesa në rrezik.

Në Fushë-Arrëz zjarri në Kulumri është shuar plotësisht dhe zona vijon të monitorohet. Ndërkaq, në Iballë-Fierzë zjarri mbetet aktiv në një terren të vështirë dhe të paaksesueshëm, gjë që kufizon ndërhyrjen nga toka.

Në operacion janë angazhuar forcat e Ministrisë së Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Pyjeve (MZSH), Forcat e Armatosura, Shërbimi Pyjor, Emergjencat Civile dhe strukturat vendore të mbrojtjes civile. Prefektura e Qarkut Shkodër vijon koordinimin me strukturat vendore, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe strukturat e tjera të emergjencave.

Autoritetet njoftojnë se situata mbetet dinamike dhe po monitorohet në vazhdimësi, ndërsa prioriteti kryesor është mbrojtja e qytetarëve dhe banesave.

Previous Post

Kaos në Indonezi: shpërthimi i vullkanit anulon mbi 2 mijë fluturime, aeroportet zgjasin mbylljen

Next Post

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë: përplasen 5 automjete, një i vdekur

Next Post
Aksident i rëndë në Berat: makina përplas këmbësorin, drejtuesi 20-vjeçar shoqërohet

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë: përplasen 5 automjete, një i vdekur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al