Sunday, September 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Zjarret në vend: 32 vatra në 24 orë, 11 aktive; ushtria dhe zjarrfikësit në aksion në zonat problematike

timoni.al by timoni.al
September 6, 2026
in Lajmi Fundit
0
Zjarret në vend: 32 vatra në 24 orë, 11 aktive; ushtria dhe zjarrfikësit në aksion në zonat problematike
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri; 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 16 janë fikur. Për përballimin e situatës është realizuar një angazhim kombëtar me 735 forca vendore dhe 64 automjete zjarrfikëse.

Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 475 efektivë, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor. Për ditën e sotme është parashikuar angazhimi i 160 forcave ushtarake në zonat ku ndërhyrja vijon. Angazhimi kryesor është përqendruar në vatrat më problematike.

Në Malin e Dajtit, krahas strukturave bashkiake, sot janë angazhuar 77 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Në Bardhaj të Shkodrës janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe strukturat e emergjencave civile, me mbështetje nga Forcat e Armatosura që përfshin 1 automjet zjarrfikës dhe 1 helikopter; sot operacionit i shtohen 33 forca dhe 1 ambulancë.

Në Fier, në operacione janë përfshirë 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë dhe 90 forca të tjera, si dhe 90 ushtarakë, 1 helikopter dhe 1 Air Tractor; sot vijon mbështetja me 33 forca. Operacioni në Himarë është përmbyllur me fikjen e zjarrit, pas një mobilizimi të gjerë që përfshiu 26 automjete zjarrfikëse, 120 efektivë, 40 vullnetarë, 67 forca bashkiake, 20 forca policore dhe 180 efektivë të Forcave të Armatosura me 2 helikopterë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon ndjekjen e situatës në të gjithë territorin e vendit në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave, pasurisë së qytetarëve dhe mjedisit.

Previous Post

Ukraina godet Rusinë ndërsa sulmet ajrore përshkallëzohen; të paktën 3 të plagosur

Next Post

Italia në prag të Nations League, Mancini përgatit listën e futbollistëve të përzgjedhur

Next Post
Italia në prag të Nations League, Mancini përgatit listën e futbollistëve të përzgjedhur

Italia në prag të Nations League, Mancini përgatit listën e futbollistëve të përzgjedhur

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al