Saturday, September 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Situatë kritike në disa fshatra të Fierit, zjarri avancon drejt Levanit; digjen tre shtëpi, magazinë dhe rrezikohet biznes

timoni.al by timoni.al
September 4, 2026
in LAJME
0
Situatë kritike në disa fshatra të Fierit, zjarri avancon drejt Levanit; digjen tre shtëpi, magazinë dhe rrezikohet biznes
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zjarri i nisur mesditën e sotme në fshatin Vadhizë të Fierit mori përmasa të mëdha brenda pak orësh nga shpërthimi i vatrës së parë. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, flakët nisën në Vadhizë dhe avancuan drejt Levanit; sipas banorëve janë djegur tre shtëpi, një magazinë që prodhon koshere bletësh dhe flakët i janë afruar një biznesi. I favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, zjarri u përhap shpejt, duke përfshirë sipërfaqe me ullishte, pyje me pisha, shkurre dhe objekte banimi.

Në orët e pasdites flakët iu afruan dy lokaleve pranë liqenit, në zonën e Qafës së Koshovicës; një lokal dhe një shtëpi e pabanuar u përfshinë nga zjarri. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ishte e menjëhershme, por era e fortë shpërndau flakët në një perimetër të gjerë dhe vështirësoi ndërhyrjen nga toka. Për ndihmë u angazhuan edhe dy helikopterë që ndërhynë nga ajri për neutralizimin e vatrave më problematike.

Flakët kaluan rrugën nacionale Fier–Levan, duke detyruar policinë të bllokojë përkohësisht qarkullimin për shkak të rrezikut dhe tymit të dendur. Zjarri vazhdoi të përparojë duke djegur pyllin e dendur dhe u drejtua me shpejtësi drejt fshatit Peshtan i Vogël. Për shkak të afrimit të flakëve pranë zonave të banuara, forca të shumta policie nisën evakuimin e banorëve; rreth 15 familje janë larguar nga banesat e tyre, ndërsa efektivët vazhdojnë të monitorojnë zonat ku zjarri paraqet rrezik për shtëpitë.

Gjatë përhapjes u krijuan edhe disa vatra të tjera, çka e bëri menaxhimin e situatës më të vështirë. Forca të shumta zjarrfikëse nga Fier, Mallakastra, Lushnja, Vlora dhe Berati, së bashku me policinë dhe strukturat e tjera të emergjencave, ndodhen në terren në operacionin për shuarjen e zjarrit. Operacioni vijon, ndërsa situata mbetet kritike për shkak të erës së fortë që favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve drejt zonave të tjera.

Previous Post

Nga stadiumet e mëdha në çadër në rrugë: historia e dhimbshme e ish-yllit të Corinthians, si përfundoi

Next Post

Banorët e Levanit: Era e fortë ndihmoi flakët, u dogjën të gjitha, nuk kemi parë zjarr të tillë

Next Post
Banorët e Levanit: Era e fortë ndihmoi flakët, u dogjën të gjitha, nuk kemi parë zjarr të tillë

Banorët e Levanit: Era e fortë ndihmoi flakët, u dogjën të gjitha, nuk kemi parë zjarr të tillë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al