Saturday, September 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ulu në gjunjë, shaje Gjestin — Dhunoi Edi Kuçin në Tiranë; Prokuroria kosovare urdhër ndalimi për Joz Markun, pamjet

timoni.al by timoni.al
September 4, 2026
in AKTUALITET
0
Ulu në gjunjë, shaje Gjestin — Dhunoi Edi Kuçin në Tiranë; Prokuroria kosovare urdhër ndalimi për Joz Markun, pamjet
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet e Kosovës kanë vendosur të përfshijnë Jozefin Markun, ish-banorin e Big Brother Vip Albania, në listën e personave që duhet të ndalohen në kufi pas një incidenti të dhunshëm me shtetasin kosovar Edi Kuçi, ish-konkurrent i Përputhen. Vendimi u mor pas hapjes së një rasti penal lidhur me përleshjen fizike, ndërsa pamjet e plota të ngjarjes janë publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Sipas tij, prokurori nga kjo prokurori, me vetiniciativë, ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, e dyshuar se i është shkaktuar shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K. (inicialet që i referohen Edi Kuçit).

Prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për inicimin e rastit, përfshirjen e të dyshuarit në listën kufitare për kontroll të veçantë (stop-listë) dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera ligjore. Zyrtarët shpjeguan se veprimet janë ndërmarrë në bazë të nenit 109 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili sipas tyre zbatohet edhe ndaj shtetasve të huaj për vepra penale të kryera jashtë territorit të Kosovës ndaj shtetasve të saj.

Rasti lidhet me një incident në autostradën Tiranë-Durrës. Pamjet, të siguruara nga Top Channel, tregojnë momentet para dhe gjatë përleshjes fizike. Në video shihet Edi Kuçi i ndaluar në rrugë përmes një tabele të improvizuar me mbishkrimin “Stop”, dhe më pas përballja me Jozefin Markun, i cili e godet fizikisht. Gjatë incidentit dëgjohet Marku duke i thënë Kuçit: “Pse m’ke shajt? Shaje Gjestin, shaje Gjestin”, ndërsa vazhdon ta godasë. Në pamje, Kuçi shihet i gjakosur dhe i kërkon të ndalojë.

Në përfundim të përleshjes, Marku i kërkon Kuçit të ulet në gjunjë dhe t’i kërkojë falje. Publikimi i videos së plotë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Me hapjen e rastit penal dhe vendosjen në stop-listë, autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë hapat e parë ligjorë; çështja pritet të vijojë të trajtohet nga organet kompetente. Top Channel.

Previous Post

Bashkia e Tiranës rigjelbëron sheshin Nënë Tereza, pemët e thara zëvendësohen me fidanë të rinj

Next Post

Rikthehen punimet e Kuvendit: seancë plenare më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

Next Post
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare; në rend dite: amnistia dhe ndryshimet në Kodin Rrugor

Rikthehen punimet e Kuvendit: seancë plenare më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al