Saturday, September 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Ministri Hoxha në takim me ministrat e BE-së për Çështjet Evropiane: Shqipëria në fazë vendimtare, koordinim me KE

timoni.al by timoni.al
September 4, 2026
in LAJME
0
Ministri Hoxha në takim me ministrat e BE-së për Çështjet Evropiane: Shqipëria në fazë vendimtare, koordinim me KE
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal të Ministrave për Çështjet Evropiane në Dublin, të organizuar nga Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së. Në sesionin për zgjerimin, mbështetjen e reformave dhe forcimin e kapaciteteve administrative, Hoxha ndau përvojën e Shqipërisë në procesin e negociatave dhe nënvizoi se suksesi i vendit bazohet në përgjegjësi të fortë, objektiva të qarta dhe ambicioze, si dhe në mbështetje të vazhdueshme nga BE-ja dhe shtetet anëtare. Ai theksoi se për të arritur rezultate në procesin e anëtarësimit është i domosdoshëm vullneti i fortë politik, duke vënë re përparim në çdo çështje, sektor dhe reformë, por edhe kompleksitetin dhe kërkesat e shtuar të procesit aktual.

Hoxha vuri theksin te nevoja për të ruajtur ritmin e reformave dhe momentumin në negociata, si dhe për angazhim të vazhdueshëm në të gjitha nivelet, duke shtuar se koha është thelbësore për kandidatët dhe për besueshmërinë e procesit dhe të vetë BE-së. Ai pranoi ekzistencën e fushave ku kërkohen përpjekje të mëtejshme, me përparësi të veçantë për forcimin e sundimit të ligjit, menaxhimin e mbetjeve dhe ujërave, cilësinë e ajrit, infrastrukturën mjedisore dhe sigurinë ushqimore.

Ministri theksoi se këto sfida kërkojnë koordinim të fortë, angazhim afatgjatë dhe investime të konsiderueshme, duke nënvizuar nevojën që procesi i anëtarësimit të marrë gjithë energjinë e mundshme, si nga vendi ashtu edhe nga partnerët evropianë. Ai kërkoi që bashkëpunimi të bëhet më operacional, më konkret dhe më i qëndrueshëm. Një nga propozimet e paraqitura ishte lidhja sa më e ngushtë dhe e shpeshtë e ekspertëve shqiptarë me strukturat dhe proceset e punës së Komisionit Europian dhe të BE-së, për të përfituar nga ekspertiza, forcuar kapacitetet administrative dhe thelluar njohjen me funksionimin e institucioneve evropiane, duke e bërë anëtarësimin një përshpejtues të transformimit administrativ.

Hoxha përshkroi fazën aktuale si vendimtare për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, duke deklaruar se ambicia dhe planet e vendit janë të qarta dhe reale, si dhe se vendosmëria për të dhënë rezultate do të vazhdojë, me pritshmëri të të njëjtit angazhim nga Bashkimi Evropian. Ai përfundoi se momenti politik për zgjerimin nuk kërkon advokim, ndërsa fjalët kyçe mbeten zbatimi i reformave nga kandidatët dhe njohja e duhur e progresit nga shtetet anëtare.

Previous Post

Krimet e luftës në Prekaz: Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 35 personave

Next Post

Konflikti mes biznesmenëve në Vlorë, reagon drejtori i përgjithshëm i Policisë: Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vazhdojnë

Next Post
Konflikti mes biznesmenëve në Vlorë, reagon drejtori i përgjithshëm i Policisë: Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vazhdojnë

Konflikti mes biznesmenëve në Vlorë, reagon drejtori i përgjithshëm i Policisë: Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vazhdojnë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al