Një nga lëvizjet më të papritura dhe intensive të merkatos verore pati protagonist mesfushorin francez Youssouf Fofana, i cili u largua zyrtarisht nga AC Milan duke u huazuar te Sevilla deri më 30 qershor 2027. Transferimi u shoqërua me një prapaskenë që ndodhi disa orë para mbylljes së dritares së transferimeve dhe e bëri kalimin të ngjante si një “telenovelë”.
Sipas raporteve, Youssouf ishte gati të rikthehej në Francë te Olympique Lyon dhe ai kishte valixhet në duar, ndërsa mes dy klubeve u raportua se ishte arritur marrëveshja. Megjithatë, kalimi u dështua në sekondat e fundit për shkak të një bllokimi të papritur: një lojtar tjetër me të njëjtin mbiemër, Malick Fofana. Malick, anësori belg i Lyonit, ishte në negociata me klubet angleze Sunderland dhe Crystal Palace. Kalimi i tij në Angli nuk u finalizua brenda afatit të lejuar nga merkatoja, dhe për shkak se largimi i tij nuk realizua, nuk u liruan vendi dhe buxheti i nevojshëm në organikën e klubit francez. Kjo situatë dominoi dhe anuloi afrimin e mesfushorit të Milanit te Lyon në çastet e fundit.
Pavarësisht dështimit të ndërmjetëm, drejtuesit e Milanit arritën të gjenin një zgjidhje alternative në “fotofinish”. Ata finalizuan marrëveshjen me klubin andaluzian Sevilla, duke bërë të mundur që Youssouf Fofana të nisë një aventurë të re në La Liga. Lëvizja e tij nga Milano te Sevilla u zyrtarizua brenda orëve fundit të merkatos, duke e mbyllur kështu një episode të trazuar transferimesh që u ndikua nga një efekt zinxhir brenda operacioneve të Olympique Lyon.
Burimi i informacionit: Top Channel.

