Juventus ka kompletuar afrimin e sulmuesit të dytë, duke marrë në huazim nga Newcastle 24-vjeçarin Nick Woltemade. Sulmuesi mbërriti në Torino në orët e drekës pasi u mbyllën detajet; huazimi kushton 3.6 milionë euro plus 500 mijë euro bonuse të mundshme, dhe Woltemade do të përfitojë një pagë prej 4.4 milionë euro. Newcastle lejoi largimin pasi siguruan zëvendësuesin, belgun Matias Fernandez Pardo nga Lille për 55 milionë euro. Woltemade kishte pasur kontakte me trajnerin Luciano Spalletti dhe në fjalët e para si pjesë e Juventusit tha: “Jam shumë i lumtur që jam këtu, ju pres në Allianz Stadium për të realizuar gjëra të mëdha së bashku”.
Në të njëjtën operacion, Jonathan David u largua zyrtarisht nga Juventusi dhe u huazua te Atletico Madrid deri më 30 qershor 2027. Të dy klubet konfirmuan marrëveshjen, sipas së cilës Los Colchoneros kanë të drejtën për blerjen e kanadezit për 25 milionë euro, shifër e pagueshme në katër faza. David udhëtoi drejt Madridit dhe në deklaratën e tij të parë si lojtar i Atleticos tha: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një klub me shumë ambicie. Objektivi çdo sezon është fitorja e një trofeu”.
Me këto lëvizje, Spalletti ka në dispozicion dy sulmues me potencial për të tentuar rilindjen e skuadrës. Kolo Muani, tashmë pjesë e Juventusit, vjen pas një sezoni te Tottenham ku rrallë u pa si protagonist, ndërsa Woltemade në Premier League ka shfaqur vetëm pjesë të aftësive të tij teknike dhe nuk ka përsëritur shpërthimin që pati tek Stuttgart, ku shënoi 17 gola në 33 ndeshje. Ky performancë te Stuttgart kishte bindur Newcastle të investonte rreth 80 milionë për të.

