Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Përfitimet elektorale të protestës bulevardore mund të testohen në garën e Tiranës

timoni.al by timoni.al
September 1, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Përfitimet elektorale të protestës bulevardore mund të testohen në garën e Tiranës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta bulevardore në Tiranë ka nisur para 94 ditësh si pasojë e një sulmi fizik të disa rojeve private ndaj një protestuesi në Zvërnec të Vlorës. Gjatë këtyre 94 ditëve, pjesëmarrja ka pësuar ulje e ngritje, me shumë më tepër ulje sesa ngritje, dhe protesta ende nuk ka arritur asnjë rezultat konkret politik: nuk është formuar ndonjë grup drejtues i pranuar në mënyrë të gjithëpranuar nga protestuesit dhe nuk është realizuar ndonjë objektiv politik i përfunduar. Nga ana e zhurmës algoritmike në rrjetet sociale, protesta konsiderohet e suksesshme, por ky sukses është i kufizuar në një gumëzhimë internetore pa përkthim në arritje konkrete jashtë rrjeteve.

Teksa po fillon vjeshta, partitë e mëdha po zhvillojnë proceset e brendshme për të nxjerrë kandidatët e tyre në garën bashkiake të Tiranës, të cilët do të miratohen përfundimisht nga Rama dhe Berisha. Ndërkohë protesta bulevardore vazhdon me aktivitetin e përditshëm të saj. Organizatorët e protestës sugjerohen si mundësi të provojnë vlerën elektorale në kryeqytet duke nxjerrë një kandidat për Bashkinë Tiranë që të konkurrojë me kandidatët e Ramës dhe Berishës.

Të dhënat e votimit të 2023 tregojnë se rreth 165 mijë tiranas votuan për kandidatin e Ramës (rreth 6.5 mijë prej këtyre votave u rezultuan të pavlefshme); rreth 105 mijë votuan për kandidatin e Berishës (rreth 4.5 mijë vota të pavlefshme); dhe rreth 32 mijë votuan për kandidatë të tjerë (rreth 1.3 mijë vota të pavlefshme). Ndërkohë, rreth 200 mijë zgjedhës tiranas nuk votuan fare. Nga rreth 500 mijë zgjedhës në Bashkinë Tiranë, vetëm 6/11 votuan para tre vjetësh për dy kandidatët e Ramës dhe Berishës, ndërsa 5/11 e zgjedhësve ose nuk votuan fare ose votuan për kandidatë të tjerë që nuk ishin Rama-Berisha.

Në bashkitë e tjera të vendit, protesta bulevardore ka qenë thuajse inekzistente: disa qindra protestues dolën vetëm në fillim në bulevardin e Korçës dhe në pedonalen e Shkodrës, dhe disa dhjetëra protestues u shfaqën në Durrës e Fier.

Previous Post

Përplasje e ashpër me policinë te Kryeministria, disa protestues shoqërohen

Next Post

Milan: largimi i Fofana dështon në sekondat e fundit për shkak të një Fofana tjetër

Next Post
Milan: largimi i Fofana dështon në sekondat e fundit për shkak të një Fofana tjetër

Milan: largimi i Fofana dështon në sekondat e fundit për shkak të një Fofana tjetër

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al