Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Më goditën me tavëll në kokë; pronarët e lokalit rrahën dhe kërcënuan se do më vrisnin e zhduknin

timoni.al by timoni.al
September 1, 2026
in KRYESORE
0
Më goditën me tavëll në kokë; pronarët e lokalit rrahën dhe kërcënuan se do më vrisnin e zhduknin
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kamarieri 18-vjeçar Genti Nela ka dhënë dëshmi për sulmin që thotë se pësoi disa ditë më parë në hotel-restorantin “FLAR” në Mal të Robit, Golem. Nela deklaron se ka nisur punë më 10 korrik si banakier dhe ka marrë pagën e parë më 10 gusht. Më 27 gusht kërkoi pagesën te pronarët Florian dhe Arbër Habilaj, pasi kishte vendosur të vazhdonte punën diku tjetër; sipas tij, të dy nuk pranuan largimin e tij.

Në momentin e përplasjes, përveç vëllezërve Habilaj, ishin prezent edhe Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha — ky i fundit, sipas dëshmisë, bashkëshort i motrës së Florianit dhe të Arbërit, ndërsa Enoldi një shok i tyre. Nela tregon se u ofendua nga Florian dhe Arbër, dhe se Floriani e goditi i pari me grushte. Arbëri, sipas deklarimit, e goditi me një tavëll qelqi në kokë, fytyrë dhe trup. Ai thotë se u godit edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Marigleni e mbante të lidhur që të mos largohej, ndërsa të tjerët vazhdimisht e godisnin.

Kamarieri shpjegon se ishte i bllokuar pranë banakut dhe nuk kishte mundësi të largohej. Ndjeu rrezik për jetën pasi, sipas tij, përballë kishte katër persona që përdornin sende të forta dhe si pasojë pësoi gjakderdhje të shumta. Gjatë sulmit, personat, sipas tij, thoshin se do ta vrisnin dhe përdornin shprehje fyese; ai pohon se u kërcënua se nuk do ta lejonin të shkonte në polici.

Për t’u mbrojtur, Nela thotë se mori një gotë qelqi dhe goditi Florianin në kokë dhe më pas përdori edhe grushte, për të krijuar mundësinë e largimit. Pas kësaj arriti të largohet me vrap, por u ndoq dhe përsëri u dhunua; më pas arriti të largohet sërish, lajmëroi nënën dhe paraqiti kallëzim në komisariat. Ai deklaroi se gjatë kohës së punës nuk kishte pasur konflikte me personat në fjalë dhe se ishte korrekt në detyra.

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest në burg” për 45 ditë ndaj dy personave të dyshuar për dhunën ndaj kamerierit. Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, arrestuar nga policia e Kavajës, akuzohen nga prokuroria për plagosje të rëndë me dashje. Ndërkaq, ndaj Melson Nelës, xhaxhait të Gentit, që u kap me një kallashnikov dhe tre karikatorë në automjet, gjykata caktoi “arrest me burg” pa afat; policia bën të ditur se ai po shkonte për t’u hakmarrë ndaj nipit lidhur me konfliktin për pagën.

Previous Post

Ministri: Zjarri në fabrikën e dronëve në Poloni tregon për sabotim

Next Post

Vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk del përpara gjykatës; prokurorët kërkojnë dënimin me vdekje, 23-vjeçari hesht

Next Post
Vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk del përpara gjykatës; prokurorët kërkojnë dënimin me vdekje, 23-vjeçari hesht

Vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk del përpara gjykatës; prokurorët kërkojnë dënimin me vdekje, 23-vjeçari hesht

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al