Monday, August 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Panik në ajër në Rodos: avioni me 33 pasagjerë pëson defekt në motor dhe merr flakë gjatë fluturimit

timoni.al by timoni.al
August 30, 2026
in Lajmi Fundit
0
Panik në ajër në Rodos: avioni me 33 pasagjerë pëson defekt në motor dhe merr flakë gjatë fluturimit
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Momente ankthi kanë kaluar 33 pasagjerë të një avioni që ishte nisur nga ishulli grek i Rodosit drejt Karpathosit. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Aleksandër Marku, avioni me helika ATR 42 i kompanisë Olympic Air, pjesë e grupit AEGEAN, u detyrua të kthehej në aeroportin “Diagoras” të Rodosit vetëm pak minuta pas ngritjes për shkak të një problemi në njërin prej dy motorëve. Sipas mediave lokale, gjatë fluturimit nga motori u pa të dilte tym dhe raportohet se për disa çaste u shfaqën edhe flakë; pamjet e publikuara tregojnë një gjurmë të dukshme tymi pas avionit. Piloti reagoi menjëherë dhe vendosi të kthehej në Rodos. Raportimet thonë se motori me problem u çaktivizua dhe avioni vazhdoi fluturimin me motorin tjetër, duke u ulur pa probleme.

Në aeroport u dha alarmi dhe zjarrfikësit e shërbimet e emergjencës u vendosën pranë pistës, por ndërhyrja e tyre nuk ishte e nevojshme. Të 33 pasagjerët dhe tre anëtarët e ekuipazhit zbritën të sigurt dhe nuk u raportua asnjë i lënduar. AEGEAN, në njoftimin e saj zyrtar, nuk konfirmon se motori mori flakë; kompania thotë se avioni shfaqi një sinjal për një problem të mundshëm në sistemin e vajit të njërit prej motorëve. Për këtë arsye, kapiteni ndoqi procedurat e sigurisë dhe vendosi kthimin e menjëhershëm në Rodos.

Avioni, me numër fluturimi OA94, kryente linjën Rodos–Karpathos dhe më pas do të vazhdonte drejt Kasosit dhe Sitias. Pas incidentit, AEGEAN dërgoi një avion tjetër nga Athina për të marrë pasagjerët dhe për të vazhduar udhëtimin e tyre. Shkaqet e sakta të defektit pritet të përcaktohen nga kontrolli teknik i avionit. Deri tani, ajo që konfirmohet zyrtarisht është se ekuipazhi veproi sipas procedurave dhe se incidenti përfundoi pa asnjë të lënduar.

Previous Post

Zjarri përhapet shpejt në Zall-Strikçan të Bulqizës, rrezikohet një banesë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Next Post

Juventus buzëqesh, siguron mesfushorin e Tottenham, shifrat e operacionit

Next Post
Juventus buzëqesh, siguron mesfushorin e Tottenham, shifrat e operacionit

Juventus buzëqesh, siguron mesfushorin e Tottenham, shifrat e operacionit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al