Sipas informacionit operacional të datës 28.08.2026, ora 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 17 vatra zjarri: 8 aktive, 4 nën mbikëqyrje dhe 5 të shuar. Vatrat aktive përfshijnë zona të ndryshme të vendit me përmasa dhe intensitete të ndryshme dhe me masa të ndryshme ndërhyrjeje në terren dhe nga ajri.
Mali i Dajtit, Tiranë: vazhdojnë tre vatra të riaktivizuara në zonën e Qafë Priskës dhe kreshpën e malit. Në terren janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe AZM.
Qafë e Helmës, Bulqizë: zjarri në shkurre dhe pisha; po punohet me prita dhe pompa shpine. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Vajkal, Bulqizë: zjarri vazhdon në terren shkëmbor me shkurre e dëllinja. Janë angazhuar 95 forca, përfshirë 20 efektivë të Forcave të Armatosura (FA), dhe 1 helikopter i FA. Nuk ka rrezik për banesat.
Sllatinë, Dibër: situata u rëndua gjatë mesditës për shkak të temperaturave dhe erës, duke kaluar në pyll me pisha të larta. Në terren janë mbi 100 forca dhe është angazhuar 1 helikopter i FA. Nuk rrezikohen zonat e banuara.
Xhyrë, Librazhd: vatër aktive e favorizuar nga era; janë evakuuar 2 banesa dhe mjetet zjarrfikëse janë pozicionuar pranë tyre. Në operacion është angazhuar edhe 1 helikopter i FA.
Tërbuq, Gjirokastër: zjarri ka përshkuar rreth 30 ha, por aktualisht është nën kontroll të plotë dhe nuk paraqet më rrezik për banorët.
Dragot, Tepelenë: krahas MZSH-ve, në mbështetje janë nisur 30 forca ushtarake dhe 3 automjete zjarrfikëse të FA.
Çorrush, Mallakastër: vijon puna për shuarjen e zjarrit në kullota dhe bimësi të ulët; janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë të MZSH.
Fshati Tërbaç, Vranisht (njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë): vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me shkurre. Në terren janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse me 9 efektivë të MZSH Himarë, ndërsa operacionet nga ajri u mbështetën nga 2 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor.
Në mbështetje të operacioneve në rang vendi janë angazhuar gjithsej 50 forca ushtarake, 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor të FA. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë situatën në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile; kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara dhe në gatishmëri me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve. Top Channel.

