Friday, August 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, AMP nën hetim nga Policia e Tiranës

timoni.al by timoni.al
August 27, 2026
in KRYESORE
0
Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, AMP nën hetim nga Policia e Tiranës
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas javësh ndjekje, Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, vunë në pranga Ergys Agasin, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Pas arrestimit, si Policia e Shtetit, ashtu edhe SPAK reaguan zyrtarisht përmes njoftimeve për mediat, duke publikuar pamje dhe të dhëna lidhur me operacionin.

Në komunikimet zyrtare u respektuan standardet për prezumpcionin e pafajësisë së personave nën hetim: identiteti u paraqit me iniciale dhe fytyra u mbulua. Këto standarde lidhen edhe me detyrimet nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale. Megjithatë, më vonë u publikuan nga media fotografi të shkrepura brenda automjetit të Policisë gjatë transportimit të të arrestuarit nga Durrësi drejt Tiranës, si edhe pamje nga ambientet e shoqërimit në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, të cilat u bënë virale.

Publikimi i këtyre fotografive ngriti pikëpyetje mbi respektimin e rregullave për aksesin, administrimin dhe përpunimin e të dhënave personale, si dhe mbi detyrimin e punonjësve të Policisë për ruajtjen e konfidencialitetit. Për këto arsye, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi nisjen e një hetimi administrativ për identifikimin e personave që kanë realizuar dhe shpërndarë fotografitë.

Grupet e hetimit të AMP-së ndodhen në terren dhe po kryejnë verifikime lidhur me punonjësit e Policisë Tiranë, me fokus te mënyra se si janë realizuar, aksesuar dhe nxjerrë jashtë strukturave policore këto pamje. Hetimi synon të përcaktojë nëse fotografitë janë realizuar nga punonjës policie, kush ka pasur akses në ambientet dhe mjetet ku ndodhej i arrestuari dhe nëse ka pasur shkelje të rregullave për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave personale.

Në përfundim të verifikimeve, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pritet të reagojë zyrtarisht dhe të bëjë me dije rezultatet e hetimit administrativ.

Previous Post

Ndryshon orari dhe stadiumi: ku do të luhet ndeshja Skënderbeu-Dinamo

Next Post

Burg për çunat e Londrës që kthehen ilegalisht në ishull pas thyerjes së urdhrit të dëbimit

Next Post
Burg për çunat e Londrës që kthehen ilegalisht në ishull pas thyerjes së urdhrit të dëbimit

Burg për çunat e Londrës që kthehen ilegalisht në ishull pas thyerjes së urdhrit të dëbimit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al