Mbrëmjen e sotme vendosen katër skuadrat e fundit që kualifikohen për fazën e ligës në Champions. Ndeshjet vendimtare zhvillohen ndërmjet Olympique Lyon–Fenerbahçe, AEK Athinë–Levski Sofia, Viking–Dinamo Zagreb dhe Celje–Slovan Bratislava.
Fokusi kryesor është supersfida Olympique Lyon–Fenerbahçe, e transmetuar drejtpërsëdrejti në Top Channel. Ndeshja e parë në Stamboll ishte mbyllur 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për kthimin në Lyon. Në Athinë, AEK-u do të kërkojë kualifikimin ndaj Levski Sofias, me Strakoshën dhe Pilon në formacion. Një tjetër shqiptar i Kombëtares, Arbër Hoxha, luan me Dinamon e Zagrebit në transfertën e Norvegjisë ndaj Viking, ndërsa sfida mes Celjes dhe Slovan Bratislavës mbetet vendimtare për vendin në fazën e grupit.
Katër fitueset e mbrëmjes do t’i bashkohen 32 skuadrave të tjera; shorti për fazën e grupeve do të hidhet nesër në Monte Carlo dhe do të transmetohet live në Top Channel.
Rezultatet live të ndeshjeve të mbrëmjes:
– Lyon 1-2 Fenerbahçe — Fofana 61′ / Muriqi 24′, Brown 28′.
– AEK Athinë 4-0 Levski Sofia — Jovic 7′, Varga 12′, 29′, Marin (P) 55′.
– Viking 3-1 Dinamo Zagreb — Tripic (P) 18′, Austbo 48′, Moi 50′ / Hoxha 10′.
– Celje 1-1 Slovan Bratislava — Seslar (P) 34′ / Sporar 18′.
Ndeshjet përcaktojnë katër ekipe që kompletojnë fazën e ligës së Champions League, ndërsa nesër do të përcaktohen grupet e konkurrimit në tërheqjen e shortit në Monte Carlo, e cila do të jetë në dispozicion për publikun përmes transmetimit në Top Channel.

