Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Irani kërcënon Barron Trump, CNN: Shërbimi Sekret heton videon iraniane kundër djalit të vogël të Presidentit amerikan

timoni.al by timoni.al
August 25, 2026
in KRYESORE
0
Irani kërcënon Barron Trump, CNN: Shërbimi Sekret heton videon iraniane kundër djalit të vogël të Presidentit amerikan
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimi sekret amerikan është në dijeni të një videoje të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian që duket se kërcënon jetën e Barron Trump, djalit më të vogël të presidentit Donald Trump, raporton CNN. Sipas raportimit, mediat iraniane të linjës së ashpër kanë publikuar vazhdimisht materiale që kërcënojnë jetën e presidentit Trump dhe familjes së tij, pas vrasjes së ish-liderit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe shumë prej familjarëve të tij në fillim të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në muajin shkurt.

Më parë janë bërë kërcënime ndaj Zonjës së Parë, Melania Trump, por ky është hera e parë që si shënjestër përmendet Barron. Për CNN, zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Nate Herring, tha se agjencia “është në dijeni të videos dhe heton çdo gjë që mund të perceptohet si kërcënim ndaj personave që mbrohen prej nesh”. Ai shtoi se për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë operacionale, agjencia nuk diskuton çështje që kanë të bëjnë me informacionet e inteligjencës për mbrojtjen.

Videoja, rreth tre minuta, nis me një grafikë në gjuhën angleze ku shkruhet: “Ku të vrasim Barron Trump?!”. Ajo tregon vendet ku dihet publikisht se djali i vogël i Trump kalon kohë, përfshirë Trump Tower në Nju Jork. Në fund të videos narratori përmend se njerëzit po “presin me padurim të marrin shpërblimin prej 10 milionë dollarësh”.

Materiali u transmetua gjatë fundjavës nga IRIB, transmetuesi shtetëror iranian që konsiderohet i afërt me qarqet e linjës së ashpër brenda regjimit, dhe drejtuesi i të cilit emërohet drejtpërdrejt nga lideri Suprem i Iranit. CNN thekson se këto media kanë vazhduar të publikojnë përmbajtje kërcënuese ndaj presidentit dhe familjes së tij që nga fillimi i konfliktit që përmendet në raport.

Previous Post

Irani sfidon Trump: Nuk pyesim për sanksione; Hegseth kërcënon me sulme ushtarake

Next Post

Kampioni i sezonit të shkuar në listën e dëshirave të Manchester United; Barcelona vendos çmimin e mbrojtësit

Next Post
Kampioni i sezonit të shkuar në listën e dëshirave të Manchester United; Barcelona vendos çmimin e mbrojtësit

Kampioni i sezonit të shkuar në listën e dëshirave të Manchester United; Barcelona vendos çmimin e mbrojtësit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al