Saturday, August 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Nga Thethi në Korçë: muzika, folklori dhe arti gjallërojnë fundin e gushtit në Shqipëri

timoni.al by timoni.al
August 22, 2026
in KRYESORE
0
Nga Thethi në Korçë: muzika, folklori dhe arti gjallërojnë fundin e gushtit në Shqipëri
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditët e fundit të gushtit shoqërohen me një sërë aktivitetesh artistike dhe kulturore nga veriu në jug të vendit. Në zemër të Alpeve Shqiptare, Festivali Ah Theth vazhdon deri më 23 gusht, duke bashkuar natyrën, muzikën dhe aventurën pranë bukurive malore dhe traditave të banorëve. Në Shkodër, Festivali i Jazz-it është në zhvillim e sipër dhe vijon deri më 30 gusht, me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë dhe të huaj.

Në Durrës, mbyllet sonte “Taverna e Adriatikut”, panairi i produkteve të artizanëve durrsakë, ku vizitorët mund të provojnë shijet tradicionale dhe prodhimet lokale, të shoqëruara me program artistik. Fest Folk nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve po zhvillon aktivitetet e tij gjatë gushtit dhe përfundon në 24 gusht në Fier, me këngë e valle që përfaqësojnë traditat kombëtare.

Në Gjirokastër, fundjavat aktuale janë dedikuar ‘Iso mbi kalldrëm’, ku pazari i qytetit shndërrohet në një skenë të hapur për këngën polifonike dhe mirëpret banorë e turistë. Ndërkaq, në Dropull vijon Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër deri më 25 gusht, duke sjellë program filmik për publikun lokal dhe vizitorët.

Në jug, Himara Music Fest ka kthyer qytetin në një qendër muzikore dhe, deri të dielën në mbrëmje, ofron programe që përfshijnë muzikë klasike, tango argjentinase dhe dance bashkëkohor. Në Drimadhes, sonte zhvillohet nata e dytë dhe e fundit e “Zamna on the Beach”, një mbrëmje muzike elektronike pranë detit. Për 10 ditë, nga 28 gusht deri më 6 shtator, Korça do të presë Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë KokoFest, i cili ktheh qytetin juglindor në një pikëtakim të teatrit, komedisë dhe artit skenik.

Kalendaret lokale tregojnë një mozaik ngjarjesh që mbulojnë zhanre të ndryshme artistike — nga folklori dhe muzika polifonike te jazz-i, filmi i shkurtër, muzika elektronike dhe teatri komik — duke ofruar mundësi për publikun vendas dhe turistët në të gjithë territorin.

Previous Post

Një tjetër goditje për Brad Pitt: vajza 18-vjeçare Vivienne kërkon heqjen e mbiemrit të tij

Next Post

E sapongjitur në Premier League, Hull City surprizon dhe mposht Manchester United

Next Post
E sapongjitur në Premier League, Hull City surprizon dhe mposht Manchester United

E sapongjitur në Premier League, Hull City surprizon dhe mposht Manchester United

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al