Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje demokratëve të bashkohen me protestën qytetare dhe kërkoi që shtatori të shndërrohet në muajin e “goditjes vendimtare” ndaj qeverisë së Edi Ramës. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha vlerësoi protestuesit që prej më shumë se 80 ditësh vijojnë protestën kundër qeverisë dhe u apeloi demokratëve në Tiranë dhe në të gjithë vendin që të rrisin pjesëmarrjen në protestat e shtatorit.
Ai vlerësoi “heroizmin, sakrificën e të gjithë atyre që prej 80 e sa ditësh mbajnë me guxim dhe energji të madhe protestën kundër Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij”, duke theksuar se kjo duhet të shërbejë si frymëzim për çdo shqiptar. Sipas Berishës, shtatori duhet të shërbejë si një moment vendimtar për opozitën dhe protestuesit.
Duke i drejtuar thirrjen veçanërisht demokratëve dhe demokrateve të Tiranës, por edhe mbarë Shqipërisë, Berisha kërkoi që pjesëmarrja në protestën qytetare gjatë shtatorit të transforma atë në “muajin e goditjes vendimtare të regjimit antishqiptar, të regjimit diktatorial autokratik, të narkoregjimit të Edi Ramës”. Ai nënvizoi synimin që me këtë mobilizim të shkohet “si një komb drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.
Thirrjet e Berishës u bënë në kontekstin e protestave që vijojnë prej më shumë se 80 ditësh kundër qeverisë së Edi Ramës, të cilat ai i përshkroi si akt heroizmi dhe sakrifice. Mesazhi i tij është fokusuar në rritjen e mobilizimit qytetar për muajin shtator dhe në shndërrimin e këtij muaji në një moment vendimtar për ndryshimin e qeverisjes dhe për arritjen e zgjedhjeve që ai i cilëson të lira dhe të ndershme.
Top Channel

