Saturday, August 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Dëshmia e Vatës në gjykatë për vrasjen e turistit: Nuk di si e godita, erdhi me thikë

timoni.al by timoni.al
August 22, 2026
in Lajmi Fundit
0
Ekskluzive: Nuk di si e kam goditur, zbardhet dëshmia e Vatës në gjyq: Më erdhi drejt me thikë
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet dëshmia në sallën e gjyqit e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, Luis Miguel Varela Mendes. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se Vata ka deklaruar se e ka goditur me thikë për vetëmbrojtje, pasi sipas tij viktima i ishte drejtuar me armën e ftohtë.

Para trupit gjykues, Vata tha se në lokal ndodhej një grup turistësh francezë që po bënin zhurmë; shoku i tij i kishte kërkuar të ruanin qetësinë, por turistët vazhduan me sharje dhe nisën përleshjen fizike. Ai ka pretenduar se gjatë konfliktit njëri prej turistëve mbante një thikë, të cilën ai ia mori pasi e neutralizoi. Më pas, sipas dëshmisë, një prej turistëve e goditi me shkelm në nofull dhe e rrëzoi në tokë. Vata tha se, ndërsa turistët tentuan ta godasin sërish, lëvizja e dorës ishte instinktive për t’u mbrojtur dhe se nuk kujton se si e ka goditur viktimën: “Nuk e kujtoj si e kam goditur. Isha në ‘shock’. Nuk e dija nëse ndonjëri prej tyre ishte plagosur, pasi ishin shumë. Nga ‘shock’-u jam larguar”.

Shtetasi turk Nuh Mahmutoglu, i njohur me Vatën për shkak të bashkëpunimit në shoqërimin e turistëve, deklaroi se Vata e kishte telefonuar rreth orës 06:30 dhe i kishte kërkuar ta shoqëronte drejt Tiranës, duke i thënë se ishte rrëzuar nga motori. Të ndaluarit e tjerë kanë mbajtur qëndrim mohues para gjykatës, duke deklaruar se nuk e kanë parë momentin e përleshjes.

Në përfundim të seancës, trupa gjykuese e Sarandës vendosi masën “arrest me burg” për Vatën. Po ashtu, për Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu u vendos masa “arrest në burg” — dy shtetasit turq që tentuan ta largonin me makinë. Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin vendoset arrest në burg për një afat 45-ditor. Ndërsa për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabina dhe Kristo Kosho është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo.

Previous Post

Vazhdon aksioni në Tiranë për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Rama publikon pamjet

Next Post

Çfarë ndodh me mbetjet mortore të gjetura në veri të Kosovës? Ekspertët për identifikim flasin

Next Post
Çfarë ndodh me mbetjet mortore të gjetura në veri të Kosovës? Ekspertët për identifikim flasin

Çfarë ndodh me mbetjet mortore të gjetura në veri të Kosovës? Ekspertët për identifikim flasin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al