Saturday, August 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

62-vjeçari piroman nuk heq dorë, kapet sërish duke ndezur zjarr në Mirditë, vihet në pranga nga policia

timoni.al by timoni.al
August 22, 2026
in KRYESORE
0
62-vjeçari piroman nuk heq dorë, kapet sërish duke ndezur zjarr në Mirditë, vihet në pranga nga policia
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë finalizuan fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Piromani”, duke kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin A. D., 62 vjeç, banues në fshatin Rraja e Valës, Njësia Administrative Rrëshen, Bashkia Mirditë. Arrestimi u krye për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Në momentin e kapjes, 62-vjeçari sapo kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës. Nga veprimet hetimore dhe ndjekja në terren rezulton se gjatë ditëve të mëparshme ai kishte ndezur edhe pesë vatra të tjera zjarri. Si pasojë e zjarreve është përfshirë nga flakët një sipërfaqe rreth 15 hektarësh.

Shërbimet zjarrfikëse, në bashkëpunim me stafet e Komisariatit të Policisë Mirditë, vijojnë punën në terren për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave dhe për vënien nën kontroll të zjarrit. Operacionet për shuarje dhe izolim vazhdojnë derisa situata të normalizohet.

Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi A. D. ka precedent të mëparshëm për zjarrvënie të qëllimshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij dhe për verifikimin e përfshirjes së tij edhe në raste të tjera të zjarrvënieve që kanë ndodhur më parë në territorin e Bashkisë Mirditë.

Materialet procedurale lidhur me vendimin për arrest dhe hetimet e kryera i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Gerry Cardinale merr po nga Rabiot dhe Maignan; qëndrojnë te Milani, për Leao…

Next Post

Vazhdon aksioni në Tiranë për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Rama publikon pamjet

Next Post
Vazhdon aksioni në Tiranë për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Rama publikon pamjet

Vazhdon aksioni në Tiranë për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Rama publikon pamjet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al