Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri në vend, nga të cilat 6 mbeten aktive dhe 4 janë nën mbikëqyrje. Në operacionet e djeshme janë angazhuar 726 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 270 efektivë, 5 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.
Në Gojan–Gjegjan, Pukë, vijon operacioni i përforcuar me 190 forca në terren: 32 efektivë të Ministrisë së Zhvillimit dhe Shërbimeve (MZSH) me 7 mjete zjarrfikëse, 13 punonjës të shërbimit pyjor, 60 punonjës të shërbimeve vendore, 45 vullnetarë/banorë dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura. Në mbështetje janë 1 ekskavator, 1 mjet zjarrfikës dhe 2 helikopterë të FA-së.
Në Tenë, Mirditë, operacioni vijon me 30 efektivë të FA-së, mjete zjarrfikëse të FA-së dhe Bashkisë Mirditë, shërbimin pyjor dhe strukturat vendore. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat.
Në Dukat, Vlorë, vatra vijon të jetë aktive por me intensitet të ulët. Sot operojnë 77 forca, përfshirë 10 efektivë të MZSH, 12 forca të Njësisë Administrative Orikum dhe 55 efektivë të FA-së. Nuk rrezikohen banesat.
Në Malin e Dajtit, Tiranë, një pjesë e vatrave është izoluar plotësisht, ndërsa vijon ndërhyrja në vatrat e mbetura me 30 efektivë të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në Bërshi, Klos, pas vendosjes nën kontroll gjatë ditës, gjatë natës janë riaktivizuar disa vatra për shkak të erës. Në operacionin deri tani janë angazhuar 85 forca, përfshirë 30 efektivë të FA-së, si dhe mjete zjarrfikëse.
Në Shtuf, Mirditë, vatra mbetet aktive dhe ndërhyrja vijon aty ku e mundëson terreni; pjesët e thepisura vështirësojnë përdorimin e mjeteve zjarrfikëse.

