Saturday, August 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Mos më harroni / Fotoreporterja që sfidoi regjimin iranian dënohet 15 vjet burg: Nuk dorëzohem, pa pendesë

timoni.al by timoni.al
August 21, 2026
in KRYESORE
0
Mos më harroni / Fotoreporterja që sfidoi regjimin iranian dënohet 15 vjet burg: Nuk dorëzohem, pa pendesë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Mos më harroni”. Kjo është lutja e fotoreportes iraniane Yalda Moaiery, e cila prej më shumë se dy dekadash dokumenton jetën nën regjimin iranian, protestat, represionin dhe luftën. Në fillim të këtij muaji, një gjykatë iraniane e dënoi me 15 vite burg, me akuzën se kishte kryer “aktivitete në interes të regjimit sionist kundër sigurisë kombëtare”. Moaiery pritet ta apelojë vendimin.

Pavarësisht kërcënimit për të kaluar vite në burg, ajo thotë se do të vazhdojë të dëshmojë për atë që ndodh në vendin e saj. “Unë nuk jam e gatshme të punoj si një person brenda atij kuadri propagandistik… të gjitha intervistat e mia, të gjitha fotografitë e mia, gjithçka që kam bërë si fotoreportere… për ta është një krim,” ka thënë Moaiery. Rasti i saj është përmendur si një shembull i presionit ndaj gazetarëve të pavarur në Iran.

Moaiery ka dokumentuar prej vitesh zhvillimet dhe ka raportuar nga terreni gjatë protestave të mëdha kundër qeverisë, që ajo i përshkroi si të paprecedenta në përvojën e saj 25-vjeçare. “Kam parë turma të mëdha njerëzish në rrugë. Qindra mijëra persona, familje të tëra, fëmijë, të moshuar… të gjithë ishin atje,” u shpreh ajo. Shtypja e protestave dhe vrasja e mijëra personave, sipas vlerësimeve të organizatave të të drejtave të njeriut, sollën një ndryshim të fortë në gjendjen shpirtërore të shoqërisë iraniane; Moaiery tha se ishte një nga periudhat më të trishta në historinë e tyre dhe se njerëzit ndihen të pashpresë.

Gjatë konfliktit mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, Moaiery raportoi nga Teherani pavarësisht ndërprerjeve të internetit. Fillimisht disa iranianë shpresonin që konflikti të rrëzonte regjimin, por gjashtë muaj më vonë qëndrimi ndryshoi: “Shumica po mendojnë për situatën ekonomike. Njerëzit nuk mund të përballojnë as nevojat më bazë. Lufta e vërtetë është këtu. Lufta e vërtetë tani është ekonomia.” Ajo beson se lufta, në vend që ta dobësonte regjimin, e ka bërë atë “më të fortë”.

Moaiery po përballet me kërcënime direkte; autoritetet i kanë paralajmëruar se do t’i kontrollojnë banesën dhe do t’i marrin telefonat nëse fliste sërish me mediat ndërkombëtare. Megjithatë, ajo deklaron se nuk dorëzohet: “Unë nuk dorëzohem. Nuk kam asnjë pendesë.” Fotoreporterja beson se vëmendja ndërkombëtare mund të ndihmojë jo vetëm në çështjen e saj, por edhe gazetarët e tjerë dhe përmend raste ku presioni medial ka kontribuar në rritjen e presionit për lirimin e të burgosurve. Në fund të bisedës ajo përsëriti thirrjen personale: “Mos më harroni.”

Previous Post

Zjarri mbi Dukat zgjerohet, përhapet drejt malit të Çikës; nis ndërhyrja ajrore me dy Air Tractor

Next Post

Dridhet Interi: Lautaro Martinez arrin marrëveshje personale me Barcelonën, pritet ofertë 100 milionë euroshe

Next Post
Lautaro Martinez sërish në shënjestër të Barcelonës

Dridhet Interi: Lautaro Martinez arrin marrëveshje personale me Barcelonën, pritet ofertë 100 milionë euroshe

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al